Christelle Dabos
Christelle Dabos lindi më 1980 në Rivierën Franceze dhe u rrit në një shtëpi plot me muzikë klasike. Ajo është shkrimtare franceze, më shumë me imagjinatë sesa me mendje. Ajo fillon të shkarravitë tekstet e para në bankat e fakultetit. Kur vendoset në Belgjikë, punon si bibliotekare. Në kohën kur i shfaqet një sëmundje, të shkruarit e ndihmon të arratiset nga kurat e vazhdueshme mjekësore, më pas që të rimarrë veten dhe, në fund, i bëhet natyrë e dytë. Ndërkohë, frekuenton shoqërinë Plume d’Argent (Pena e argjendtë), një komunitet shkrimtarësh në internet. Pikërisht falë nxitjes së mbështetjes së tyre, vendos të marrë përsipër sfidën e parë letrare: të bëhet pjesë e Konkursit të Romanit për të Rinjtë. Fituese e madhe mes tre finalistëve, Christelle Dabosi vijon me romanin fitues dhe tashmë ka shkruar katër libra në serinë “Pa Passe-Miroir” (Vizitorja e pasqyrave). Kjo seri vjen në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.
Vizitorja e pasqyres 1 – Te fejuarit e dimrit
- Autori: Christelle Dabos
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Lorena Dedja
Të fejuarit e dimrit është vëllimi i parë i një sage emocionuese, që po pushton zemrat e mijëra lexuesve të rinj e të rritur dhe po bëhet një fenomen kulti mbarëbotëror. Të fejuarit e dimrit është pa dyshim një libër shumë interesant, me përshkrime vendesh e atmosferash ndër më të bukurat dhe më të gjallat, me një lojë iluzionesh të vazhdueshme, me një dramë që të magjeps, shumë dinamike, plot kthesa dhe intriga. Herë pas here libri të kujton Lizën në botën e çudirave dhe letërsinë e fantazisë për të rinj, nga Harry Potteri e deri te Muzgu.
Përshkrimi
Në një univers të përbërë nga njëzet e një arka, ishuj qiellorë pluskues, jeton Ofelia, një vajzë e ndrojtur, e ngathët dhe pak dritëshkurtër, por me dy dhunti të veçanta: aftësinë për të lexuar shpirtrat e objekteve dhe për të udhëtuar mes përmes pasqyrave. Ajo punon si kuratore e një muzeu derisa Plakat e qytetit vendosin ta martojnë me Tornin fisnik, nga familja e fuqishme e Dragoit, një burrë enigmatik.
Kjo do të thotë që ajo është e detyruar të largohet nga Arka e saj, “Anima”, drejt një arke shumë më të ftohtë dhe jomikpritëse të quajtur “Poli”, e banuar nga familje që janë gjithmonë në luftë me njëra-tjetrën. Ofelia lë familjen për të ndjekur të fejuarin në kryeqytetin pluskues, në Qytetqiell. Pse kanë zgjedhur pikërisht atë? Edhe pse nuk e di ende, ajo është bërë pengu i një komploti vdekjeprurës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 652 Faqe
- Data e publikimit: 04/09/2024
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.