Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 190 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Liria

(0)
3, 000.00 L

Me ne fund, vjen ne shqip libri me kujtime i Angela Merkel, nje nga personalitetet me te shquara te politikes gjermane dhe europiane te ketij shekulli. 16 vite ne drejtimin e Gjermanise por njeheresh edhe ndryshimet radikale qe ndodhen pas shembjes se komunizmit dhe bashkimit te dy Gjermanive, si dhe pesha e saj ne politikat e Brukselit vijne ne kete rrefim te pazakonte qe ta sendertuar kohen tone.

Albanian files

(0)
6, 500.00 L

Libri “Albanian files” bën bashkë gjashtëdhjetë studio ndërkombëtare arkitekture që operojnë aktualisht në Shqipëri, disa prej të cilave kanë qenë aktive në vendin tonë që nga fillimi i viteve 2000. Ky botim unik sjell reflektime dhe kontribute mbi përvojat e tyre, si dhe mbi projektet e arkitekturës së ndërtuar dhe asaj të propozuar. Zbuloni këtë vështrim të thellë mbi transformimin e hapësirës shqiptare, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Kur yjet zbresin ne dhome

(0)
650.00 L

Libri “Kur yjet zbresin në dhomë” nga Mjedra Bajraktari-Deva dhe Anila Sulstarova sjell tri tregime të jashtëzakonshme për fëmijë që përballen me sëmundje të rënda. Përmes sfidave, frikërave dhe ëndrrave të tyre, fëmijët do të zbulojnë forcën që mbajnë brenda vetes dhe do të kuptojnë se shpresa, dashuria dhe imagjinata triumfojnë çdoherë në momentet më të vështira. Të tria tregimet shoqërohen nga ilustrime origjinale që e bëjnë leximin edhe më të këndshëm.