Kur yjet zbresin ne dhome
- Autori: Mjedra Bajraktari Deva , Anila Sulstarova
- Shtëpia botuese: Dukagjini
Libri “Kur yjet zbresin në dhomë” nga Mjedra Bajraktari-Deva dhe Anila Sulstarova sjell tri tregime të jashtëzakonshme për fëmijë që përballen me sëmundje të rënda. Përmes sfidave, frikërave dhe ëndrrave të tyre, fëmijët do të zbulojnë forcën që mbajnë brenda vetes dhe do të kuptojnë se shpresa, dashuria dhe imagjinata triumfojnë çdoherë në momentet më të vështira. Të tria tregimet shoqërohen nga ilustrime origjinale që e bëjnë leximin edhe më të këndshëm.
Përshkrimi
𝐌𝐣𝐞𝐝𝐫𝐚 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐤𝐭𝐚𝐫𝐢-𝐃𝐞𝐯𝐚 është psikologe klinike e licencuar dhe kandidate e doktoraturës në Universitetin e Lubljanës. Ajo drejton dhe menaxhon projekte për mbështetjen e fëmijëve me leukemi dhe të familjeve të tyre në organizatën Cure2 Children. Është certifikuar në psiko-onkologji në Kanada dhe ka ndjekur trajnime e konferenca profesionale në Londër, Kanada, Itali dhe Gjermani. Angazhimi i saj gërsheton praktikën klinike, kërkimin shkencor dhe iniciativat kreative në shërbim të shëndetit mendor të fëmijëve dhe të familjeve.
𝐀𝐧𝐢𝐥𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐬𝐭𝐚𝐫𝐨𝐯𝐚 është psikologe klinike, psikoterapiste dhe pedagoge në Universitetin e Tiranës. E formuar në studimin e zhvillimit të fëmijës dhe me një përvojë të gjatë pune me fëmijë, adoleshentë dhe familje, ajo u kushton vëmendje të veçantë mënyrës se si njerëzit rriten, si i përballojnë vështirësitë dhe si gjejnë kuptim në përvojat e tyre. Puna e saj gërsheton kërkimin shkencor, mësimdhënien dhe praktikën klinike.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 41 Faqe
- Data e publikimit: 24/06/2026
- Mosha e leximit: mbi 5 vjeç
- Vendi i botimit: Prishtine

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.