Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 1087 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Legjenda kineze

(0)
900.00 L

Enti botues Sapere Aude sjell librin “Legjenda Kineze”, një vëllim me legjenda që sjellin pranë lexuesve botën e urtësisë, të misterit dhe të imagjinatës kineze. Një libër për ata që duan historitë e lashta, simbolet, aventurën dhe magjinë e rrëfimeve që kalojnë nga brezi në brez. Këto rrëfenja janë përkthyer nga gjuha origjinale kineze prej Enida Mara.

Shtepiza qershize

(0)
1, 200.00 L

Ka histori që fëmijët i lexojnë dhe ka histori që i ndihmojnë të kuptojnë atë që ndiejnë. “Shtëpiza qershizë” flet butësisht për vetminë, pritjen, frikën, përkatësinë dhe gëzimin që sjell familja. Përmes rrëfimit dhe aparatit pedagogjik që e shoqëron, fëmija nuk mbetet vetëm lexues: ai pyet, ndien, imagjinon, krijon dhe reflekton. Ky libër që na kujton se fëmijëve mund t’u japim shumë gjëra, por ajo që e bën një shtëpi të lumtur është prania, kujdesi dhe dashuria jonë. Shtëpinë e bëjnë shtëpi NJERËZIT

C’te besh kur te shperthen zemerimi

(0)
700.00 L

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë. A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të dalë nga kontrolli, duke bërë të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati të bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty.

Histori gazmore

(0)
1, 100.00 L

Përmes prapësive, keqkuptimeve dhe situatave të papritura, Collodi rrëfen botën e fëmijërisë me humor të hollë dhe një ironi që nuk kursen as të vegjlit e as të rriturit. Personazhet e tij gabojnë, mburren, mashtrojnë, ëndërrojnë dhe bien në telashe, por pikërisht përmes këtyre përvojave mësojnë diçka për veten dhe për botën. Me këtë botim, Histori gazmore vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në edicionin e saj të plotë.