Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. <strong>Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…”</strong><strong> </strong>– shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht. Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se <strong>fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten</strong>, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

C’te besh kur te shperthen zemerimi

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë. A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të dalë nga kontrolli, duke bërë të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati të bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty.

700.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928286208
SKU: BAT0096
0

Përshkrimi

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë

A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të na dalë nga kontrolli, duke bërë që të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati yt bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur të shpërthen zemërimi i orienton fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren për trajtimin problemeve me zemërimin.

Shembujt përfshirës, ilustrimet e bukura dhe udhëzimet hap pas hapi u mësojnë fëmijëve një sërë metodash “për ta racionuar” zemërimin, “për t’i ftohur” mendimet gjaknxehta, si dhe për t’i mbajtur nën kontroll veprimet e zemërimit, duke i bërë fëmijë të qetë dhe efektivë.

Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një udhëzues për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve dhe i ndihmon ata të ndryshojnë për të mposhtur zemërimin.

Vlerësime

“Me shumë udhëzime për menaxhimin e zemërimit, që çdo fëmijë duhet t’i dijë, ky libër arrin të përmbledhë në 12 kapituj shumë tërheqës atë që libra të tjerë e kanë shpjeguar në vëllime të tëra. Një libër që është shumë i dobishëm.”

— Andrew Nathan, PHD, Dartmouth Medical School

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “C’te besh kur te shperthen zemerimi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.