Raimonda Belli Gjençaj

Raimonda Belli Gjençaj është gazetare dhe shkrimtare e njohur. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1977 në degën e gazetarisë. Ajo ka punuar më shumë se dhjetë vjet në revistën “Shqiptarja e re” e më pas në Akademinë e Shkencave, në sektorin e Enciklopedisë (1990-1993). Për më shumë se 15 vjet ka qenë bashkëpunëtore e Radio-Televizionit Shqiptar (1973-1989). Është autore e një sërë tregimesh dhe novelash të botuara në shtypin letrar të kohës. Nga krijimtaria për fëmijë përmendim librat: Duduqi që kërkonte kushërinj, Kukulla Blerta udhëton drejt detit, Taku rrumbullaku, Tiku thataniku dhe Roboti Tik-Tak dhe serinë me 2 vëllime të Torobotit. Është autore e romaneve: Epitafi i fundit, Butonat prej platini dhe Shtatë shpirtrat e Terezës, që lexuesi i ka pritur me shumë interes. Libri i fundit është Grila e bardhë. Autorja është fituese e çmimit letrar të Ambasadës Spanjolle në vitin 2009 për tregimin me titull “Lot në oqean”. Në vitin 2025 është shpallur fituese e fondit krijues për fëmijë dhënë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me librin “Dhjetë pyetjet e Ardenit”.

Dhjete pyetjet e Ardenit

Ky liber eshte nje etyd per dijen njerezore dhe per fuqine e librit per te na cuar ne nivelet me te larta te zhvillimit teknologjik. Permes nje fabule te thjeshte, autorja na ben te reflektojme te gjitheve. Me Ardenin, djalin kureshtar e plot humor, mund të shëtisni e të takoni njerëz të mrekullueshëm, që janë më inteligjentë sesa Inteligjenca Artificiale, dora vetë. Ky liber eshte pezgjedhur mes prurjeve me te mira te letersise per femije gjate vitit 2025 nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit.

500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816610
SKU: DIT0005
0

Përshkrimi

Fëmijët kureshtarë do të marrin përgjigje të mençura në këtë libër fantastik, të shkruar nga Raimonda Belli!

Si e prodhon lopa qumështin? Peshku ka krahë, por nuk fluturon, pse rri në det? Po aeroplani si fluturon pa i rrahur krahët? Pse…

Mund të mos jetë koha e duhur, për më tepër, vëllai i madh, Dioni, nxiton gjithnjë për të shkuar diku, por Ardeni, djali kureshtar i kësaj rrëfenje, e ka kokën të mbushur me pyetje rreth botës përreth.

Hej, vëllaçko, sa kureshtar që je! Nuk të mbarojnë kurrë pyetjet: thua dhjetë, po ku i dihet! Për ëndërrimtarët si ty, ka vetëm një zgjidhje: është dikush që i ka të gjitha përgjigjet e pseve të tua, dhe quhet Inteligjenca Artificiale!

E merrni me mend se sa shumë gëzohet Ardeni… Dhe vendos… Çfarë, do të thoni ju?… Vendos ta kërkojë Inteligjencën e gjithëditur. Nëse e gjen apo jo dhe nëse i merr përgjigjet, ju mund ta zbuloni duke shfletuar këtë libër.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dhjete pyetjet e Ardenit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.