Libraria

Po shfaqen krejt 16 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Nje dritare me shume

(0)
1, 800.00 L

Del në dritë libri “Një dritare më shumë: Kontributi im në historiografinë e Beratit”, që sjell për herë të parë të përmbledhur veprën studimore shumëvjeçare të Vlash Papës (1900-1979). Sot, ky libër është një “dritare më shumë” për historinë e Beratit dhe njëherësh mund të lexohet edhe si një homazh dhe falenderim për mësuesit, për ata që me punën e tyre kanë ndriçuar jo vetëm mendjet e nxënësve, por edhe faqet e historisë sonë

Mati: shenime udhetimesh ne luginen e mbreterve

(0)
1, 000.00 L

Një përmbledhje e shkrimeve të udhëtarëve dhe vizitorëve të huaj e vendas, që kaluan nëpër Luginën e Matit përgjatë shekujve XIX-XX  Ky libër është një përmbledhje unike e dëshmive historike dhe përshkrimeve të udhëtarëve të huaj dhe vendas që kanë kaluar nëpër Luginën e Matit gjatë shekujve XIX–XX. Ai ndërton një tablo të gjallë të kësaj krahine, duke ndërthurur historinë, gjeografinë, kulturën dhe jetën shoqërore të banorëve.

Renia e republikes

(0)
2, 500.00 L

“Rënia e Republikës” është një kronikë historiko-narrative tronditëse që e fton lexuesin të bëhet dëshmitar i një epoke në shembje. Më shumë se një libër, kjo vepër është një thirrje për zgjim dhe një pasqyrë e thellë reflektimi mbi përgjegjësinë qytetare, harresën dhe peshën e heshtjes. Përballuni me të vërtetat e një republike të rrënuar, por të lavdishme në kujtesë, dhe zbuloni rolin tuaj në historinë që po shkruhet, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Behu drita qe ke lindur te jesh

(0)
3, 000.00 L

Një udhëtim shpirtëror që zgjon kujtesën e dritës brenda teje. Ky libër nuk është për t’u lexuar, por për t’u përjetuar. Ai është fryma që zgjon kujtesën e dritës brenda teje dhe të kujton se ke qenë  gjithmonë më shumë se trup, më shumë se mendje, ke qenë një qenie që mban universin në frymëmarrjen e vet.