At Zef Pllumi

At Zef Pllumi është meshtar katolik, publicist, misionar dhe autor i veprës monumentale Rrno vetëm për me tregue. Ka lindur më 28 gusht 1924 në Malin e Rencit (Lorencit), në Shëngjin, në një familje me origjinë nga Shkreli. U pagëzua me emrin Prenkë. Në vitin 1929, në moshën 5 vjeçare, u bë nxënës i misionarit gjerman Alfons Tracki, në Velipojë. Në vitin 1931 hyri në Kolegjin Françeskan të Shkodrës, ku ndoqi të gjithë ciklin e arsimimit, deri në vitin 1944. Në vitet 1943-1944 bashkëpunoi me revistën “Hylli i Dritës” dhe u zgjodh sekretar personal i At Anton Harapit, aso kohe Provincial i françeskanëve në Shqipëri. Gjatë kohes që ishte dhjak, At Antoni e vuri të ndihmonte në Arkivin Françeskan. Më 14 dhjetor 1946  u arrestua dhe dënua me tre vjet burg. Shkak për arrestimin e tij, sikundër thotë dhe vetë, ishte sepse duke qenë sekretari personal i Provincialit At Anton Anton Harapi, komunistët mendonin se duhej të dinte shumë dhe se nga ai mund të nxirrnin informatat e duhura. Dënim e vuajti në “Burgun e Madh” të Shkodrës dhe në kampet e Bedenit në Myzeqe dhe të Orman - Pojanit në Maliq të Korçës. Pas lirimit u kthye në Kuvendin Françeskan. Në vitet 1949-1951 u mor me numizmatikë, si teknik i Muzeut të Shkodrës. Në vitin 1956 u shugurua meshtar dhe, për 12 vjet shërbeu si meshtar i Dukagjinit me qendër në Shosh, për ku u nis më 14 shtator 1958, bashkë me provincialin, At Augustin Ashikun. Në vitin 1967 u arrestua sërish dhe për 23 vjet vuajti dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme, si në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen - Shënkoll, Tiranë. U lirua më 1989. Një vit më vonë, Natën e Kërshëndellave, filloi meshtarinë në Kishën e Shna Nout në Tiranë, deri në vitin 1997. Nga viti 1993 gjer më 1997 rinxorri revistën “Hylli i Dritës”. Gjatë këtyre viteve shkroi dhe botoi trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo” dhe “Ut heri diçebamus - siç i thonim dje”. Në krijimtarinë e tij ka edhe përmbledhje me poezi. At Zef Pllumi dha një kontribut për ribotimin e veprave të klerikëve të shquar katolikë, sidomos të etërve françeskanë. Në vitin 2006 Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin “Nderi i Kombit”. Po këtë vit iu dha edhe çmimi letrar “Penda e Artë”, dhënë nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, për trilogjinë me kujtime “Rrno vetëm për me tregue”. Vdiq më 25 shtator 2007 në spitalin Gemelli në Romë, dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër. Veprën e plotë të At Zef Pllumit e kanë hedhur në qarkullim Botimet Françeskane në Shkodër dhe që gjendet edhe tek Leximtari.

Vivi solo per testimoniare II – FRA

Kategori: ,

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928331663
SKU: FRAB0075
0

Përshkrimi

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vivi solo per testimoniare II – FRA”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.