Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Shenime nga shtepia e te vdekurve – Fjodor Dostojevski

(1 shqyrtim nga klient)

Shënime nga shtëpia e të vdekurve është një roman gjysmë-autobiografik e njëkohësisht një nga më tronditësit të Dostojevskit, i krijuar nga përvoja e tij personale në burgun e Siberisë, në të cilin vetë autori kaloi katër vjet, por librin arriti ta përfundonte gjashtë vjet pas lirimit dhe u botua në vitin 1861–1862.

Vjen i përkthyer në shqip nga Jorgji Doksani.

1, 500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789992766736
SKU: BUE0021
0

Përshkrimi

Shënime nga shtëpia e të vdekurve është një nga veprat më të rëndësishme të Fjodor Dostojevskit dhe shënon një kthesë vendimtare në krijimtarinë e tij, duke hapur rrugën për thellësinë psikologjike dhe dimensionin moral që do të karakterizojë romanet e mëvonshme.

I mbështetur në përvojën personale të autorit gjatë internimit në Siberi, romani sjell me realizëm të fortë dhe humanizëm të thellë jetën në kampet e punës së detyruar të Rusisë cariste. Libri ndahet në dy pjesë, ku ndihet përpjekja për të organizuar kujtimet dhe për t’i shndërruar ato në reflektim artistik e moral.

Për Dostojevskin, mbajtja e shënimeve ishte një akt i heshtur rezistence, një mënyrë për të ruajtur dritën e brendshme në një realitet që synonte çnjerëzimin. Vepra paraqitet si rrëfimi i Aleksandër Petroviç Goriançikovit, një fisnik i dënuar për vrasjen e gruas së tij dhe i internuar në Siberi, përmes syve të të cilit lexuesi njihet me përditshmërinë e burgut: punën e rëndë, dhunën, poshtërimin dhe marrëdhëniet komplekse mes të burgosurve.

Ndërtimi episodik, si një seri kujtimesh të shkruara, i jep romanit herë ton dokumentar e herë meditativ, duke ndërthurur përshkrimin realist me analiza të thella psikologjike.

Një nga idetë thelbësore të veprës është dinjiteti njerëzor në kushte çnjerëzore, edhe në “shtëpinë e të vdekurve”, njeriu mbetet qenie me ndjenja, ndërgjegje dhe shpresë. Edhe kriminelët më të rëndë paraqiten si njerëz me histori, plagë dhe pendesë, jo si monstra, ndërsa vuajtja shihet si një mundësi për vetëdije dhe ringjallje morale. Në të njëjtën kohë, romani demaskon brutalitetin e sistemit carist rus, duke treguar se burgu, në vend që të riformojë, shpesh e zhvesh individin nga dinjiteti.

Me galerinë e personazheve të gjalla dhe komplekse dhe me thellësinë e tij psikologjike, kjo vepër mbetet një reflektim i fuqishëm mbi natyrën njerëzore dhe mbi aftësinë e njeriut për të gjetur dritë edhe në errësirën më të thellë.

Më shumë info për këtë artikull

5
1 vlerësim
Libri
5
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Shenime nga shtepia e te vdekurve – Fjodor Dostojevski

Pastro filtrat
  1. monapelinku7

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    The House of the Dead by Fyodor Dostoevsky is based on the author’s own experience in a Siberian prison camp. The novel portrays the harsh life of convicts while revealing their humanity, suffering, and inner struggles.

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.