Elle Kennedy
Elle Kennedy është një nga autoret më të njohura bashkëkohore të romancës dhe dhe të zhanrit të ri të rrëfimit për të rinj që sapo kanë kaluar adoleshencën. Ajo u bë e famshme në mbarë botën me serinë bestseller off-campus, e cila ka fituar miliona lexues falë kombinimit të humorit, romancës dhe personazheve të paharrueshëm. E lindur më 19 janar 1982 në Kanada, Elle Kennedy është diplomuar në gjuhën angleze dhe prej shumë vitesh i është përkushtuar rrëfimit. Librat e saj kanë qenë vazhdimisht në listat e bestsellerëve të The New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. Njëherësh, ajo është e fituese e shumë çmimeve letrare. Seria Off-Campus, me tituj si Marëveshja, Gabimi, Joshja, Qëllimi dhe Trashëgimia, e ka bërë atë një emër të dashur për lexuesit e romancës moderne, veçanërisht për të rinjtë që pëlqejnë historitë e vendosura në ambientet universitare. Stili i saj karakterizohet nga dialogë të gjallë, personazhe autentikë, marrëdhënie emocionale dhe tema që trajtojnë miqësinë, dashurinë, sfidat personale dhe rritjen individuale. Sot, Elle Kennedy konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm të romancës bashkëkohore dhe vazhdon të jetë ndër autoret më të lexuara në zhanrin New Adult Romance. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga shtëpia botuese Dritan dhe i gjeni online dhe tek libraria Leximtari.

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.