Arlinda Çausholli

Arlinda Çausholli është gazetare, eksperte komunikimi, folëse TEDx dhe trajnere me mbi 25 vite përvojë në media, komunikim institucional dhe zhvillim personal. Që nga viti 2013, përmes programit të saj Fit For Future, ajo ka trajnuar dhe mentoruar mbi 10,000 profesionistë, drejtues dhe të rinj në fushën e komunikimit dhe lidershipit. Besimi i saj në fuqinë transformuese të fjalëve e frymëzoi të shkruajë “The Power of Words”, një guidë praktike që ndihmon lexuesit të komunikojnë me më shumë ndikim, qartësi dhe vetëbesim.

The Power of Words

I përshtatshëm për profesionistë, drejtues, studentë, trajnerë dhe folës publikë, “The Power of Words” dëshmon se aftësia për të folur me ndikim nuk është një dhunti e lindur, por një aftësi që mund të mësohet dhe të zhvillohet.

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928395740
SKU: BGG001
0

Përshkrimi

Pse disa njerëz arrijnë të frymëzojnë, të bindin dhe të lënë gjurmë me fjalët e tyre, ndërsa të tjerë, edhe pse kanë ide të shkëlqyera, nuk arrijnë të dëgjohen?

“The Power of Words” është një guidë praktike për të folurin në publik, e ndërtuar mbi përvojën shumëvjeçare të Arlinda Çaushollit si gazetare, trajnere, mentore dhe folëse TEDx. Libri ofron teknika konkrete, këshilla praktike dhe ushtrime të thjeshta për të ndihmuar lexuesit të flasin me më shumë vetëbesim, qartësi dhe ndikim.

Nga menaxhimi i emocioneve dhe frikës së skenës, te ndërtimi i mesazheve që mbahen mend, përdorimi i gjuhës së trupit dhe fuqia e storytelling-ut, ky libër shërben si një udhërrëfyes për këdo që dëshiron të komunikojë me sukses para një audience.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “The Power of Words”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori