Raimonda Belli Gjençaj
Raimonda Belli Gjençaj është gazetare dhe shkrimtare e njohur. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1977 në degën e gazetarisë. Ajo ka punuar më shumë se dhjetë vjet në revistën “Shqiptarja e re” e më pas në Akademinë e Shkencave, në sektorin e Enciklopedisë (1990-1993). Për më shumë se 15 vjet ka qenë bashkëpunëtore e Radio-Televizionit Shqiptar (1973-1989). Është autore e një sërë tregimesh dhe novelash të botuara në shtypin letrar të kohës. Nga krijimtaria për fëmijë përmendim librat: Duduqi që kërkonte kushërinj, Kukulla Blerta udhëton drejt detit, Taku rrumbullaku, Tiku thataniku dhe Roboti Tik-Tak dhe serinë me 2 vëllime të Torobotit. Është autore e romaneve: Epitafi i fundit, Butonat prej platini dhe Shtatë shpirtrat e Terezës, që lexuesi i ka pritur me shumë interes. Libri i fundit është Grila e bardhë. Autorja është fituese e çmimit letrar të Ambasadës Spanjolle në vitin 2009 për tregimin me titull “Lot në oqean”. Në vitin 2025 është shpallur fituese e fondit krijues për fëmijë dhënë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me librin “Dhjetë pyetjet e Ardenit”.
Gjoni me shoket prej kartoni
- Autori: Raimonda Belli Gjençaj
- Shtëpia botuese: Dituria
Një libër ku fantazia përzihet me realitetin dhe ku ilustrimet të ftojnë të mos e heqësh librin nga dora! Zbuloni botën magjike të “Gjoni me shokët prej kartoni”, një histori argëtuese dhe e zgjuar për lexuesit e vegjël të etur për dije. Gjeni këtë libër të mrekullueshëm plot aventura, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Përshkrimi
Një ditë magjike në shtëpi, plot imagjinatë dhe shokë prej kartoni
Kjo është një histori argëtuese dhe e zgjuar për lexuesit e vegjël të etur për dije.
Çfarë të ndodh kur zgjohesh një mëngjes me faqe që të kuqëlojnë si domate të pjekura nga dielli? Dihet që ethet nuk janë gjë e mirë. Mamatë merakosen dhe nisin të japin urdhra sikur të ishin kapitene anijesh: regjim shtrati, çaj i ngrohtë, ndonjë ilaç të hidhur dhe si përfundim vendimi më i rëndësishëm: sot nuk ka kopsht!
Sigurisht që virozat janë të bezdisshme, por po ta mendosh hollë-hollë, kanë edhe ca të mira. Mund të rrish në shtëpinë tënde të ngrohtë, të flesh sa të duash dhe madje të zësh shokë të rinj, ashtu si Gjoni, personazhi i dashur i librit që keni në dorë. Shokët e tij të rinj janë të bërë prej kartoni, e megjithatë, si me magji, ata mund të flasin e të luajnë njësoj si ai. Ndiqni Gjonin në këtë aventurë plot imagjinatë, e cila na tregon se një ditë pushimi në shtëpi nuk ka pse të jetë aspak e mërzitshme kur ke një fantazi të pasur.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 44 Faqe
- Data e publikimit: 11/06/2026
- Mosha e leximit: mbi 5 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.