Rovena Rrozhani

Rovena Rrozhani (Kalaja) është autore e spikatur e letërsisë bashkëkohore për fëmijë dhe gazetare e njohur. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe domatja kërcimtare”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”, “Tullumbacja e bardhë”, “Fani në kërkim të dritës”, Arinjtë duan të fluturojnë”, “Lëndina e arushëve”, “Hana, vajza që kapi diellin” dhe së fundi, Sekreti i fshehur në libra”. Po kështu është autore e disa teksteve të këngëve të vlerësuara me çmime në Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Rovena Rrozhani është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj dhe është përfshirë në Antologjinë e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të botuar nga Ministria e Kulturës. Librat e kësaj autoreje i gjeni online edhe tek Leximtari.al.

Sekreti i fshehur ne libra – kapak i holle

“Sekreti i fshehur në libra” është një përmbledhje tregimesh të shkurtra, të mbushura me fantazi, humor dhe aventura që nxisin kureshtjen dhe dashurinë për leximin tek fëmijët.  Çdo faqe është një ftesë për të zbuluar një botë të re – një përjetim i këndshëm për lexuesit e vegjël që sapo nisin rrugëtimin në universin magjik të librave.

Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928088352
SKU: MEP0426
0

Përshkrimi

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sekreti i fshehur ne libra – kapak i holle”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori