Syri i ujkut
- Autori: Daniel Pennac
- Shtëpia botuese: Albas
- Përkthyesi: Amantia Kapo
Libri “Syri i ujkut” i shkruar nga Daniel Pennac, autor francez i bestsellerëve ndërkombëtar, sjell një botë brilante të pikëtakimit mes njeriut dhe ujkut. Ky libër rekomandohet për lexuesit e vegjël mbi moshën 8 vjeç
Përshkrimi
Në një kopsht zoologjik, një ujk plak dhe me një sy ndeshet me një njeri të çuditshëm, një djalë që e vështron pa lëvizur,që qëndron i ngrirë si një pemë dhe vështron ujkun.
Ditët kalojnë dhe djali nuk ia ndanë sytë deri në momentin kur ujku dorëzohet dhe ulet përballë djalit dhe vendos të sillet si ai. Por djali shkon më tej. Për të folur një gjuhë me ujkun, ai mbyll njërin sy.
Që nga ai moment në syrin e ujkut djali lexon,përjeton aventurën e dhimbshme dhe prekëse të Ujkut të Veriut të largët Kanadez.
Në syrin e ujkut shfaqet Veriu i Madh, aventura, përndjekja e vazhdueshme nga njerëzit; ndërsa në syrin e djalit të vogël, Afrika, zjarri, leopardi, antilopa, deveja…
Ujku kupton që nuk është vetëm,që ka ende shpresë, dhe zemra e tij fillon të çel sërish falë mirësisë së djalit…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 160 Faqe
- Data e publikimit: 08/11/2023
- Mosha e leximit: mbi 8 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.