Luan Rama
Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar i njohur. Ai ka qenë ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar vendin edhe në UNESCO. Ka lindur në Tiranë në janar të vitit 1952. Ka mbaruar studimet universitare në Tiranë në fakultetin e Shkencave Politike, për gazetari (1975) si dhe më pas në Universitetin Parisi VII – “Denis Diderot” në Paris për komunikim, kinematografi dhe audiovizual. Fillimin e karrierës së tij profesionale e filloi në studiot kinematografike “Shqipëria e Re”, në vitin 1975. Më pas, më 1989 u angazhua në fushën e diplomacisë, ku gjatë viteve 1997-2001 ishte ambasadori i Shqipërisë në Francë, Monaco dhe Portugali, si dhe përfaqësues i presidentit të Republikës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në vitet 2002-2006 ka qenë zgjedhur nga organizata e Frankofonisë në forumin e lartë të saj “Këshilli i Lartë i Frankofonisë”. Ka marrë pjesë në shumë kolokiume e konferenca ndërkombëtare rreth Ballkanit në Paris dhe vende te tjera. Që prej vitit 2009 jep mësim në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Orientale në Paris (INALCO) mbi Gjeopolitikën, për Historinë e Shqipërisë dhe «Mbi traditën e modernitetin» - Master). Gjatë kësaj periudhe ka botuar rreth 80 libra ndër të cilat shumë ese libra historikë, tri vëllime poetike, tre romane, etj. Ka përkthyer gjithashtu mbi 15 libra nga frëngjishtja në shqip dhe nga shqipja në frëngjisht. Eshtë një nga themeluesit e shoqatës franko shqiptare ALBANIA në Paris. Luan Rama ka punuar edhe me Albas për serinë Më quajnë… Disa nga librat e këtij autori I gjeni online tek Leximtari.
Me quajne… Ibrahim Kodra
- Autorët
- Autorët
- Autorët
- Autorët
- Autorët
550.00 L Çmimi origjinal qe: 550.00 L.467.50 LÇmimi i tanishëm është: 467.50 L.
Ka stok (mund të paraporositet)

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.