Flori Kasaj

Flori Kasaj ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera në degën e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës. Ai është autor edhe i tre librave për fëmijë. Pasioni i tij në fushën e edukimit e nxiti edhe drejt letërsisë për fëmijë. Libri i parë i tij “Andrushi” sjell tematikën e sakrificës dhe përkushtimit për mikun dhe është vlerësuar nga kritika e specializuar. Autorë si Prof. Dr. Klara Kodra, Dr. Natasha Shuteriqi - Poroçani apo gazetari dhe përkthyesi i njohur Erion Kristo e kanë vlerësuar këtë libër. Andrushi vijoi me librin e dytë “Andrushi dhe festa magjike”. Së fundi ka sjellë edhe librin “Ditari i astronautit të vogël”.

Ditari i astronautit te vogel

Autori Flori Kasaj pas suksesit me serine e Andrushit, vjen me nje liber te ri per lexuesit e vegjel: I diplomuar ne degen e fizikes, ky rrefim vjen me pasionin dhe synimin per te ndezur imagjinaten tek vogelushet per te eksploruar me shume nga bota e hapesires.

800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928488121
SKU: ADI0445
0

Përshkrimi

I dashur ditar,

Në mbrëmje, ndërsa po përgatitesha për gjumë, po mendoja për gjithçka që ndodhi. Në Tokë, kur mësojmë për fizikën, duket sikur janë vetëm formula. Por këtu, në hapësirë, çdo formulë është ndjenjë, shtytje, forcë, baraspeshë dhe shpresë. Është një mënyrë tjetër për të thënë: “Mos u dorëzo!”.

Vrojtova jashtë dritares. Në distancë, një dritë e zbehtë po pulsonte. Ndoshta një planet. Ndoshta ëndrra ime që më pret.

Shënim nga ditari i Joel Hasanit. Graviteti na tërheq poshtë, por ëndrrat na tërheqin lart. Ndërmjet tyre. ne e zgjedhim vetë kahun.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ditari i astronautit te vogel”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.