J K. Rowling
Joane K. Rowling ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.
Harry Potter 1 dhe guri filozofal
- Autori: J K. Rowling
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Amik Kasoruho
- Redaktori: Mariana Ymeri
Harri Poter është një libër që ka magjepsur mendjet e miliona fëmijëve në mbarë botën, duke arritur rekorde historike. Një libër, ku magjia rrëfehet si jetë e vërtetë dhe e magjeps edhe lexuesin. Një libër, që shkruan për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson e të qetëson njëherazi dhe që shpesh, me humorin e bukur, të bën të qeshësh.
Përshkrimi
Harri Poter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe pikërisht në ditëlindjen e vet zbulon fuqitë e tij magjike dhe botën misterioze së cilës i përket.
Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë postierë, shkopinj magjikë, fshesa fluturuese, fantazma dhe piktura që flasin.
Në shoqërinë e miqve për kokë dhe profesorëve të çuditshëm, nga një mësim te tjetri, jeta e heroit nuk rrjedh në binarët e një jete të zakonshme dhe monotone. Përkundrazi. Rreziqe të panumërta e ndjekin.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 264 Faqe
- Data e publikimit: 03/01/2001
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Titulli origjinal: Harry Potter and dhe filosofal stone
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.