J K. Rowling

Joane K. Rowling ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë. Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika. Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë. Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar. Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.

Harry Potter 2 dhe dhoma e te fshehtave

900.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9992747838
SKU: BDI0554
0

Përshkrimi

Që kur Harry kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harry mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur në Hoguorts. Por tamam kur ai po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: Hoguortsi kërcënohet nga një fatkeqësi!

Dikush i shndërron nxënësit e tij në gur. Mbase është Drako Mallfoi? Mbase Hagridi? Apo mos është dikush për të cilin ka më shumë dyshime…

Harry Potter vetë?

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Harry Potter 2 dhe dhoma e te fshehtave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.