Jeff Kinney

Jeff Kinney (lindi më 19 shkurt 1971 në Fort Washington, Maryland, SHBA) është autor, ilustrues, dhe krijues i serisë së famshme për fëmijë Diary of a Wimpy Kid. Ai studioi në Universitetin e Marylandit, ku filloi të shkruajë dhe ilustronte një strip komik për gazetën studentore. “Ditari i Gregut” u bë libër shumë i dashur menjëherë pas botimit të tij të parë në 2007, dhe prej atëherë seritë e tij kanë shitur qindra miliona kopje në mbarë botën. Kjo seri ka ardhur edhe ne shqip permes Ideart. Po ashtu, eshte botuar edhe seria Aventurat e shokut fantastik te Raul Xheferson. Jeff Kinney gjithashtu krijoi uebsajtin edukativ Poptropica, dhe është i njohur për humorin e tij që i afrohet realitetit të përditshëm të adoleshentëve – me histori që përzien ilustrime të thjeshta me situata që shumë lexues mund t’i njohin.

Ditari i Gregut 21 – Lufto ose mbathja

Greg rikthehet me histori të reja! Ditari gazmor i personazhit më çamarrok në botë! Libri i 21-të i autorit më të famshëm në botë Jeff Kinney! Seria më argëtuese e lexuar nga fëmijët, me më shumë se 300 milion kopje të shitura! Kjo seri ka bërë për vete edhe fëmijët më indiferentë ndaj leximit, apo edhe ata që nuk duan të lexojnë. Falë saj edhe ata janë kthyer në lexuesit më të vëmendshëm duke përfituar një kënaqësi dhe argëtim të vecantë.

Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928880000
SKU: IDA774
0

Përshkrimi

… Askush nuk di më mirë se Greg Hefli si të mbijetojë në xhunglën e shkollës. Madje, ai ka mbushur një dosje të tërë me shënime për bullistët më të mëdhenj të shkollës — bashkë me strategjitë që ka mësuar me shumë mund për t’ua hedhur atyre.

Por kur dosja e Gregut bie në duart e gabuara, gjithçka nis t’i dalë jashtë kontrollit. Tani fillon një garë me kohën, para se bullistët të zbulojnë se kush fshihet pas saj.

Gregu ka mësuar t’u bëjë ballë goditjeve, por këtë herë është zënë ngushtë dhe nuk i ka mbetur asnjë rrugë e mirë.

Lexojeni librin dhe zbuloni, a do të luftojë deri në fund Greg Hefli?

Seria Ditari i Gregut është botuar në 67 gjuhë të botës.

Vlerësime

“Prindërit dhe mësuesit e vlerësojnë si një mënyrë tërheqëse për t’i afruar fëmijët me botën e librave.”

–  The New York Times

“Një libër që me siguri do t’u pëlqejë lexuesve të vegjël që po zbulojnë kënaqësinë e leximit.”

– Forbes

“Për të qeshur me lot!”

– NPR

“Kjo seri vazhdon të shërbejë si një urë e shkëlqyer drejt botës së letërsisë për lexuesit që nuk e kanë shumë për zemër leximin.”

– Kirkus

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ditari i Gregut 21 – Lufto ose mbathja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori