Une i dua klasiket – Princi i vogel
- Autori: Carlo Scataglini
- Shtëpia botuese: Pegi
- Përkthyesi: Lindita Sema
E vërteta e padukshme dhe ndjenja e të qenit “i ndryshëm”. Marrëdhënia me të rriturit dhe mënyrat e tyre për të kuptuar botën. Historia, e ritreguar në një version më të thjeshtë për të gjithë fëmijët, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin, pasurohet me lojëra dhe veprimtari zbavitëse.
Përshkrimi
Thelbi është i padukshëm për syrin.
Kush nuk i ka dëgjuar fjalët e njohura të dhelprës në librin “Princi i vogël”, kryevepra e Antoine de Saint-Exupéry, që e duan shumë edhe të rriturit? Rrëfimi i takimit mes një piloti dhe Princit të vogël i jep jetë një vepre letrare tepër poetike e me një bukuri të rrallë.
Si mund ta përdorë mësuesi këtë libër?
Tema të përshtatshme për diskutim:
Miqësia dhe përgjegjësia (Dhelpra: “Ti bëhesh përgjegjës për atë që e zbut”)
Rritja dhe humbja e fëmijërisë
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 134 Faqe
- Data e publikimit: 25/04/2024
- Mosha e leximit: 8-12 vjeç
- Titulli origjinal: Il Piccolo Principe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.