Rovena Rrozhani
Rovena Rrozhani (Kalaja) është autore e spikatur e letërsisë bashkëkohore për fëmijë dhe gazetare e njohur. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe domatja kërcimtare”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”, “Tullumbacja e bardhë”, “Fani në kërkim të dritës”, Arinjtë duan të fluturojnë”, “Lëndina e arushëve”, “Hana, vajza që kapi diellin” dhe së fundi, Sekreti i fshehur në libra”. Po kështu është autore e disa teksteve të këngëve të vlerësuara me çmime në Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Rovena Rrozhani është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj dhe është përfshirë në Antologjinë e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të botuar nga Ministria e Kulturës. Librat e kësaj autoreje i gjeni online edhe tek Leximtari.al.
Hana vajza qe kapi diellin
- Autori: Rovena Rrozhani
- Shtëpia botuese: Toena
- Redaktori: Besa Vila
- Ilustruesi: Mirjana Madhi
Tre vite pasi foli në anglisht, “Hana, vajza që kapi diellin” përralla që përfaqëson Shqipërinë në kolanën ndërkombëtare “Awake not Sleeping: reimagining fairy tales for a new generation”, vjen edhe në shqip edhe për lexuesit shqiptarë.
Përshkrimi
Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Rovena Rrozhani ka sjellë librin më të ri me një përrallë që evokon folklorin të shkrirë në një përrallë moderne.
Historia e Hanës është sjellë në ilustrimet e bukura të piktores Mirjana Madhi e cila ka zbërthyer në piktura fatin e vajzës së pasqyrabërësit të cilës i bie detyra e vështirë për të shpëtuar fshatin e saj nga errësira dhe mjerimi.
Kjo përrallë me të papritura i mëson fëmijëve nuk është forca fizike që zgjidh sfidat, por vetëbesimi dhe zgjuarsia.
“Hana, është vajza me Hënën dhe me Diellin brenda saj, guximin dhe kreativitetin, besimin dhe vendosmërinë, forcën dhe ndjeshmërinë. Hana është çdo vajzë që rritet me besimin se gjinia nuk është kurrë pengesë për të arritur gjëra të mëdha dhe për të jetuar e lirë. Çdo fëmijë, që rritet i lirë nga kufizimet gjinore, me dashuri të pakushtëzuar dhe besim, mund të zbulojë diellin brenda vetes, ta ushqejë dhe ta rrisë atë duke ndriçuar rrugën e vet dhe të gjithë botën.”-Blerta Bodinaku, psikologe klinike, psikoterapiste
“Rovena Rrozhani me stilin e butë e të rrjedhshëm sjell në përrallë një profil modern, duke trajtuar tematika aktuale, pa ia hequr rrëfimit formën klasike dhe tradicionale. Sfidat, forca e grave, guximi apo ndjenja e drejtësisë, janë disa nga argumentet kryesore të kësaj përralle, e cila tërheq, magjeps e zbavit dhe mbetet njëkohësisht një mjet i jashtëzakonshëm mësimi. Rrëfimi i saj përcjell mesazhe të rëndësishme mbi jetën dhe gjithashtu një dozë të mirë motivimi.”-Anna Lattanzi, Kryeredaktore e “Albania Letteraria”
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 40 Faqe
- Data e publikimit: 08/03/2024
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.