Rrembimi i princit Oleomargarin
- Autori: Mark Twain
- Shtëpia botuese: Albas
- Përkthyesi: Rigel Rizaj
- Redaktori: Ervisa Paloka
- Ilustruesi: Erin Stead
E stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, “Rrëmbimi i princit Oleomargarin” mbërrin për herë të parë te lexuesi ynë në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, Mark Tuein, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë. Zbuloni këtë perlë letrare, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Përshkrimi
Përralla e humbur e Mark Tueinit, e plotësuar pas më shumë se një shekulli
Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t’u rrëfente një histori magjike. Duke zgjedhur një skicë të vogël nga një revistë si pikënisje, Tueini nisi t’u tregonte historinë e Xhonit, një djaloshi të varfër që zotëronte disa fara të çuditshme dhe që e gjen veten përballë një sfide të madhe: të shpëtojë princin e rrëmbyer.
Më pas, Tueini hodhi në letër vetëm disa shënime të papërpunuara rreth kësaj bote, por përralla mbeti e papërfunduar… gjer më sot. E nxjerrë nga arkivi i Mark Tueinit në Universitetin e Kalifornisë në Berkelej, këto shënime janë bërë baza e një përralle me zana të rimarrë mbi njëqind vite më pas.
Duke u mbështetur te copëzat e përrallës origjinale të Tueinit dhe duke ndjekur një fije narrative të ndërprerë dikur në mes, autori Filip Sted ka krijuar një vepër që na bën të imagjinojmë se si do të kishte qenë kjo kryevepër e shkruar në formë të plotë. Një udhëtim i mrekullueshëm në botën e fantazisë dhe aventurës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 154 Faqe
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Titulli origjinal: The purloining of prince Oleomargarine
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.