Shtepiza qershize

Ka histori që fëmijët i lexojnë dhe ka histori që i ndihmojnë të kuptojnë atë që ndiejnë. “Shtëpiza qershizë” flet butësisht për vetminë, pritjen, frikën, përkatësinë dhe gëzimin që sjell familja. Përmes rrëfimit dhe aparatit pedagogjik që e shoqëron, fëmija nuk mbetet vetëm lexues: ai pyet, ndien, imagjinon, krijon dhe reflekton. Ky libër që na kujton se fëmijëve mund t’u japim shumë gjëra, por ajo që e bën një shtëpi të lumtur është prania, kujdesi dhe dashuria jonë. Shtëpinë e bëjnë shtëpi NJERËZIT

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928089182
SKU: MDP422
0

Përshkrimi

A ke menduar ndonjëherë se një shtëpi mund të ndihet vetëm? Se mund të presë, të trishtohet, të ketë frikë… madje edhe të qajë? “Shtëpiza qershizë” ka shumë për të të treguar. Dikur dhomat e saj ishin bosh dhe askush nuk trokiste në derë. Pastaj, një ditë, gjithçka ndryshoi. Erdhën hapa, zëra, të qeshura, përqafime… erdhën fëmijët. Dhe Shtëpiza kuptoi se lumturia nuk është të jesh e bukur. Është të kesh dikë për të dashur. Hape derën e saj: Shtëpiza qershizë po të pret.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtepiza qershize”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.