Jam Dea jam Gen Z

Në shtëpinë botuese “Albas” vjen libri “Jam Dea, jam Gen Z”, romani më i ri nga Natasha Shuteri Poroçani. Me “Jam Dea, jam Gen Z”, autorja zgjeron botën e personazheve të saj, duke u dhënë zë emocioneve, sfidave dhe ëndrrave të një brezi që ka shumë për të treguar.

Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928923608
SKU: BALB0391
0

Përshkrimi

Përmes historisë së Deas, autorja na fton në botën e ndërlikuar, plot dritëhije, humor dhe emocione të adoleshencës, duke i dhënë zë një brezi që ka gjuhën, ritmin dhe mënyrën e vet të të shprehurit.

Por ky roman nuk flet vetëm për Gen Z. Ai ndërton një urë mes brezash dhe na kujton se, pavarësisht nga dallimet, të gjithë kemi nevojë të duam, të kuptojmë dhe të kuptohemi.

Një histori për ata që janë pesëmbëdhjetë vjeç sot dhe për të gjithë ne që duam të kujtojmë se si ishte mosha pesëmbëdhjetëvjeçare dikur.

Prej vitesh, Natasha Shuteri Poroçani ka ndërtuar një univers letrar të dashur për lexuesit e vegjël, me tituj si “Ne jemi superskuadër”, “Mbret do bëhem me patjetër” dhe kolanën e njohur “Bëmat e Estes dhe Kokosë”. E vlerësuar me çmimin “Shkrimtarja më e mirë për fëmijë” për librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, ajo vjen këtë herë me një histori që u drejtohet adoleshentëve dhe të gjithë atyre që duan t’i kuptojnë më mirë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Jam Dea jam Gen Z”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori