Si ma shpjegoi cmenduria boten
- Autori: Dita Zipfeli
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Elda Gjana
Një histori plot humor dhe personazhe të këndshme, të çuditshme, për të gjithë ata që mendojnë se familjet janë të ndërlikuara, ndërsa miqësia dhe dashuria janë të pazëvendësueshme.
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Si ma shpjegoi çmenduria botën nga Dita Zipfeli, me ilustrime nga Rán Flygenringu, është një roman origjinal dhe ironik, që rrëfen kalimin nga fëmijëria në adoleshencë, me një këndvështrim krejt jashtë skemave të zakonshme.
Lusi është pothuajse trembëdhjetë vjeçe dhe ka plot gjëra në kokë: të zërë shoqe, të bjerë në dashuri dhe, mbi të gjitha, të largohet nga shtëpia e të shkojë në Berlin.
Partneri i ri i së ëmës është shpërngulur tek ata dhe, me mirësinë e tepruar e buzëqeshjen që nuk i ndahet kurrë nga fytyra, është bërë i neveritshëm për Lusin.
Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, dhomën e Lusit e ka kthyer në studion e vet…
Për të mbledhur ca para për biletën e trenit për në Berlin, Lusi fillon të punojë për zotin Klinge, një plak i rrjedhur, që e paguan për të kopjuar receta, të cilat, sipas tij, kanë fuqi magjike, me përbërës të çuditshëm, si zemër dragoi (domate), pështymë ujku (mjaltë) apo tru sirene (mjedër). Po sikur ndonjë nga përzierjet e tij të jetë vërtet një eliksir dashurie, siç thotë ai?
Lusi, brenda vetes, shpreson se po dhe vendos ta provojë, por gjërat nuk shkojnë aspak siç i kishte menduar.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 208 Faqe
- Data e publikimit: 01/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.