Rrënjët në zemër ‒ trashegimi kulturore
- Autori: Rudina Çupi, Erina Rrahmani
- Ilustruesi: Amantia Simix
“Rrënjët në zemër – trashëgimi kulturore” është një vepër mbarëkombëtare dygjuhësh (shqip-anglisht) që i shërben çdo shqiptari në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, duke u shndërruar në një urë lidhëse mes brezave dhe një udhërrëfyes të shkëlqyer identiteti. E pasur me lojëra, ngjyrosje, enigma, fjalëkryqe dhe stickers, kjo libër-aktivitet përmbledh thesarin tonë historiko-kulturor — nga figurat e shquara dhe veshjet tradicionale, te legjendat, simbolet dhe natyra. Zbuloni këtë thesar familjar, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
1, 500.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një udhëtim ndër breza dhe një udhërrëfyes i trashëgimisë sonë shpirtërore
I konceptuar si botim dygjuhësh shqip-anglisht, ky libër vjen si një informacion i përmbledhur dhe udhërrëfyes në njohjen e identitetit shqiptar, duke qenë gjithashtu tepër tërheqës për turistët që dëshirojnë të mësojnë më shumë për kulturën tonë apo ta marrin si një suvenir të çmuar. Ky projekt ndërkombëtar u krijua për shqiptarët kudo që janë: në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, për të lidhur brezat, për të forcuar ndjenjën e unitetit dhe për të mbajtur gjallë lidhjen e pashkëputur me rrënjët tona.
Libri ndërthur pasurinë e thesarit tonë historiko-kulturor:
-
Jetën e figurave të shquara kombëtare dhe gjeografinë e ngjarjeve të mëdha.
-
Muzetë, veprat e artit, veshjet tradicionale dhe zakonet.
-
Festat, simbolet, legjendat, folklorin, kështjellat dhe fjalët e urta.
-
Bukuritë e natyrës, vallet, pullat postare dhe kartolinat e qyteteve tona.
Një përvojë ndërvepruese për të gjithë familjen
Përveç informacioneve të vlefshme, libri është i mbushur me kureshti dhe aktivitete argëtuese, si ngjyrosje, kolazh, prerje-ngjitje (dress up), vijëzim, enigma pamore, rebuse, fjalëkryqe, fjalëgjetëse dhe forma ngjitëse (stickers), ndërsa së shpejti pritet të vijë edhe në versionin e digjitalizuar.
Ky është një libër për të gjithë familjen. Prindër, pasurojeni leximin dhe plotësimin e tij me përvojat, traditat e zonës dhe kujtimet tuaja, duke i bërë këto çaste të paharrueshme për fëmijët tuaj!
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 96 Faqe
- Data e publikimit: 25/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 5 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.