Soraya Lane

Soraya Lane eshte autorja e njohur ne te gjithe boten, por edhe nga lexuesit ne Shqiperi me serine Bija e humbur, ose Bijat e Shtepise Houp. Si fëmijë, Soraya ëndërronte të bëhej autore, duke rikrijuar llojin e historive që i lexonte me etje ditë e natë. Kaluan shumë vite dhe sot Soraya po jeton ëndrrën e saj. Ajo punon si autore me kohë të plotë dhe shkruan çdo ditë, krahas “punës” tjetër si nënë. Soraya e përshkruan të qenët autore si “karriera më e bukur në botë” dhe shpreson të vazhdojë të shkruajë për shumë vite të tjera. Soraya e pëlqen të kalojë ditët duke krijuar personazhe për romanet e saj, ndërsa shtëpia e saj është një burim i vazhdueshëm frymëzimi. Ajo jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj në një fermë të vogël në Zelandën e Re, e rrethuar nga kafshë, me një zyrë që sheh nga një fushë ku kuajt e tyre kullosin. Romanet historike të Sorayës mbi Luftën e Dytë Botërore, të botuara nga Lake Union, janë shitur në mbi 1 milion kopje në mbarë botën, ndërsa seria e saj ndërkombëtare bestseller “Bijat e humbura” është përkthyer në 22 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, dhe ka debutuar në listën gjermane të bestsellerëve Spiegel, në Dutch Bestseller dhe në listën norvegjeze të librave paperback. Tre romanet e para të serisë janë shitur tashmë në mbi 500,000 kopje në mbarë botën. Librat Bija italiane, Bija kubane dhe Bija e ishullit jane botuar nga Dituria ne shqip dhe gjenden edhe tek Leximtari.

Bija Italiane

Vjen në gjuhën shqipe romani i parë i serisë emocionuese “Bijat e Shtëpisë Houp”, përmes përkthimit të ndjeshëm të Albana Nexhipi Lekajt. I hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Dituria, ky libër është një udhëtim i thellë mbi dashurinë, guximin dhe shpresën. Një histori ndërthurur mes së shkuarës dhe së tashmes që na kujton se, ndonëse askush nuk mund t’i shpëtojë plotësisht fatit të vet, të gjithë kemi fuqinë të zgjedhim të jetojmë jetën që gjithmonë kemi dëshiruar. Zbuloni këtë sagë familjare magjepsëse ekskluzivisht në Leximtari.

1, 250.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816542
SKU: BDI0612
0

Përshkrimi

Një kuti misterioze dhe një sekret i mbyllur mes vreshtave

Në romanin e saj prekës dhe plot mister, “Bija Italiane”, shkrimtarja Soraya Lane na fton në një udhëtim dypërmasor mes Londrës së ditëve të sotme dhe Italisë së vitit 1946. Gjithçka nis kur Lili, ndërsa ulet në tavolinën e një studioje ligjore krah grave të tjera të panjohura, hap një kuti të vogël që sapo i kanë dorëzuar. Brenda saj gjendet një recetë e shkruar me dorë dhe një poster i vjetër baleti. Ajo nuk e di ende, por në ato objekte fshihet e gjithë e kaluara e saj, e lidhur pazgjidhshmërisht me Shtëpinë e Houpit—një strehë historike për nënat e pamartuara ku kishin lindur gjyshet e tyre.

Këto objekte e udhëheqin Lilin drejt vreshtave të një vendi të largët. Atje, mes kodrave të ngjyrosura në të kuqe e të verdhë, ajo ndihet për herë të parë si në shtëpinë e saj. Duke gjurmuar jetën e stërgjyshes, Lili zbulon se ajo ishte një balerinë klasike, por mbi të gjitha një grua thellësisht e fortë dhe rebele, e gatshme të sakrifikonte gjithçka për dashurinë. Dhe pikërisht brenda mureve të një furre të vjetër buke ruhet një sekret i parrëfyer kurrë, një sekret që ka shënjuar fatet e grave të familjes së saj dhe që tani e vë atë përballë zgjedhjes më të rëndësishme të jetës. Sepse në të kaluarën e saj, fillon vetë e ardhmja.

Për këtë histori magjepsëse që bashkon dy epoka, kritika ndërkombëtare nuk i ka kursyer vlerësimet maksimale:

“Mënyra si shkruan Soraya Lane është e jashtëzakonshme: historitë e saj janë mbresëlënëse, personazhet të prekin menjëherë zemrën, ambientet e përshkruara të lënë pa frymë.”The Bookseller

“Një roman që ka bashkuar kritikë dhe lexues, të cilët nuk kanë pasur dyshime: Soraya Lane është e vetmja trashëgimtare e denjë e Lucinda Riley.”Loves reading

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Bija Italiane”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.