Seferi i Tirones
- Autori: Bujar Kapexhiu
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Personazhi i këtij libri, Sefer Daja (1897-1977), një qytetar tiranas autokton, është i njohur dhe shumë popullor në Tiranë për krijimet e tij artistike, humoristike dhe satirike, përmes improvizimit të atypëratyshëm të bejteve. “Seferi i Tironës” sjell magjinë e humorit brilant tiranas, ku mjeshtëria e rimës, tallja, përçmimi dhe goditja artistike shkrihen në metafora e krahasime origjinale. Zbuloni këtë pasuri të traditës dhe humorit popullor, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Përshkrimi
Mbreti i bejteve dhe i humorit të hollë tiranas
Në to spikaste mjeshtëria e jashtëzakonshme e ndërthurjes së vargjeve me rimë, duke shprehur me sens komik talljen, përçmimin, stigmatizimin dhe goditjen e dukurive të kohës. Ndërtuar me metafora dhe krahasime origjinale të situatave dhe personazheve të ndryshëm, në formën më tipike të humorit brilant tiranas, këto bejte shoqëroheshin kurdoherë me të qeshura të pafundme nga dëgjuesit.
Përgjigjet e tij të menjëhershme me vargje krijonin një atmosferë tejet gazmore te publiku dhe, duke kaluar nga goja në gojë, fitonin një popullaritet të jashtëzakonshëm. Aq e madhe ishte kjo jehonë, sa edhe sot e kësaj dite mbahen mend shumë prej tyre, të cilat ribotohen besnikërisht në këtë libër ashtu siç janë krijuar fillimisht.
“Seferi i Tironës” është një dëshmi e gjallë e shpirtit të bukur, ironik dhe gazmor të Tiranës së vjetër, një udhëtim përmes improvizimeve gjeniale të Sefer Dajas që vazhdojnë të sjellin buzëqeshje dhe të na lidhin me trashëgiminë tonë kulturore.
Më shumë info për këtë artikull
- Data e publikimit: 01/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.