Rruga stoike drejt pasurisë
- Autori: Darius Foroux
- Shtëpia botuese: Uegen
Zbulo qasjen praktike dhe të volitshme drejt ndërtimit të pasurisë, e cila aplikon urtësinë e lashtë në kaosin e tregjeve të ditëve moderne. “Rruga stoike drejt pasurisë” nga Darius Foroux tregon se si kontrolli i reagimeve dhe menaxhimi i emocioneve na shpijnë drejt suksesit afatgjatë. Zbuloni këtë udhëzues të vyer për të marrë mbrapsht kohën, qetësinë dhe lirinë financiare, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Përshkrimi
Si t’i qasemi tregjeve financiare me disiplinë, ftohtësi dhe vetëkontroll përmes filozofisë stoike
Investitorët e mëdhenj i qasen tregjeve me disiplinë, ftohtësi dhe vetëkontroll — mësime të vyera që filozofët stoikë na i kanë dhënë prej mijëra vjetësh. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz vihen dëshpërimisht në ndjekje të parave, duke humbur jo vetëm to me kalimin e kohës, por duke u privuar edhe nga ajo që mbart më shumë rëndësi: qetësia mendore. Ata që pasurohen shpejt, shpesh varfërohen po aq shpejt.
Në këtë libër, Darius Foroux — i njohur për qindra mijëra lexues përmes shkrimeve dhe podcast-eve të tij — ndan idetë e Stoikëve përmes një optike financiare lehtësisht të kuptueshme, qofsh një student i kalitur i kësaj fushe apo një rishtar. Ndonëse tregjet financiare bëhen shpesh krejt të paparashikueshëm dhe kaotikë, ky libër ofron zgjidhjen e duhur për të përballuar çdo stuhi ekonomike dhe për të ndërtuar pasuri që zgjat tërë jetën, e më tej.
Çfarë thotë kritika:
“Një libër i mrekullueshëm që kombinon strategjitë e zgjuara të investimit me urtësinë e Stoikëve.” – Sam Dogen, autor bestseller i WSJ dhe krijues i Financial Samurai
Më shumë info për këtë artikull
- Data e publikimit: 17/01/2025
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.