Renato Civili

Renato Civili është drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i qendrës së trajnimeve “Digital Academy Albania”. Ai ka trajnuar mbi 2 000 profesionistë dhe ka bashkëpunuar me disa nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, si: “Balfin Group”, banka “OTP”, “BKT”, “Credins Bank”, “Union Bank”, “Fibank”, “Porsche Albania”, “Kalemi Travel” etj. Ai është konsulent për realizimin e strategjive të marketingut dixhital dhe të shitjeve për disa biznese shqiptare dhe të huaja dhe ka mbi 15 vjet përvojë në marketing, shitje dhe menaxhim biznesi. Renato ka mbaruar studimet “master” për administrim biznesi (MBA) në Institutin Kanadez të Teknologjisë dhe studimet “bachelor” në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Informohu më shumë rreth tij dhe shërbimeve që ofron në: renatocivili.com. Ndiqe Renato Civilin në “LinkedIn”, “Instagram” dhe “Facebook”. Librin e autorit e gjeni online dhe tek libraria e Leximtari.al

Strategjia fituese

Dëshiron të marketosh më mirë biznesin? Ky libër është për ty! Mbështetur në përvojën e tij 10-vjeçare dhe në studimin e marketerëve më të mirë në botë, Renato Civili, ekspert i mirënjohur i marketingut në Shqipëri, të tregon hap pas hapi si të krijosh strategji të marketingut dixhital që të ndihmojnë: të rrisësh shitjet dhe të ardhurat; të fitosh klientë; të ndërtosh një biznes dhe brend të suksesshëm; të dallohesh nga konkurrentët; të ushtrosh më shumë ndikim dhe autoritet në treg. Të gjitha këto i ke vetëm 10 hapa praktikë larg. A ke guxim t’i zbatosh?

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

978999280529991
SKU: RCM0001
0

Përshkrimi

Strategjia Fituese

Marketingu nuk ka pse të jetë i vështirë për ty.

Në këtë libër do të mësosh si të marketosh më mirë biznesin dhe të rrisësh brendin tënd.

Do të fillosh të mendosh si marketerët më të suksesshëm në botë dhe do të zhvillosh aftësitë kryesore për t’u bërë profesionist i marketingut dhe i botës dixhitale:

NJIH KLIENTËT IDEALË

Si t’i gjesh dhe t’i fitosh klientët idealë

STRATEGJITË E KOMUNIKIMIT DIXHITAL

Si të pozicionohesh më mirë në treg

MEDIAT SOCIALE DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE

Si të fitosh vëmendjen dhe besimin e audiencës

FUSHATAT DIXHITALE

Si të rrisësh shitjet dhe të gjesh klientë në botën dixhitale

SEKRETET E KOPIRAJTINGUT

Si të shkruash me ndikim dhe të shesësh nëpërmjet fjalës së shkruar

ELEMENTET E UEBSAJTIT EFEKTIV

Si të ndërtosh një uebsajt që edukon, promovon dhe shet

MARKETINGU ME EMAILE

Si të krijosh marrëdhënie afatgjata me klientët

KRIJIMI I AMBASADORËVE TË BRENDIT

Si të fuqizosh punonjësit që të bëhen ambasadorë të kompanisë

KTHIMI I KLIENTËVE NË HISTORI SUKSESI

Si t’i motivosh klientët që të bëhen promotorë të brendit

RRITJA E BRENDIT PERSONAL

Si të fitosh guximin për t’u bërë lider i industrisë

Ky libër është shkruar për sipërmarrësit, menaxherët, punonjësit, profesionistët e lirë dhe për të gjithë ata që duan të rrisin biznesin dhe brendin e tyre.

REVIEWS

“Efekti i trajnimit të Renatos është i menjëhershëm […]. Aftësitë e tij për të nxitur dhe për të frymëzuar njerëzit janë të jashtëzakonshme. Ua rekomandoj shërbimet e tij çdo biznesi dhe individi që kërkon të krijojë një brend të fuqishëm.”

— Jonila Janku, drejtoreshë e Marketingut dhe e PR-it, banka “OTP”

“Ky libër u shërben jo vetëm profesionistëve të marketingut, por edhe drejtuesve dhe liderëve që synojnë të kuptojnë më mirë rolin strategjik të marketingut dixhital në zhvillimin e biznesit.”

— Gert Zenelaj,  menaxher Dixhital dhe i Brendit, grupi “BALFIN”

“Pak libra arrijnë ta thjeshtojnë marketingun pa ia humbur thellësinë. Ky libër bën pikërisht këtë: e kthen strategjinë në veprim dhe idetë në rezultate.”

— Dr. Altin Sholla, Administrator, “Tirana Business University”

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Strategjia fituese”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori