Shiko pjesërisht
Maye Musk

Maye Musk është një supermodele plot stil, hijeshi dhe finesë, që udhëton nëpër botë dhe ka një rreth të ngushtë e interesant miqsh dhe familjarësh — dhe është 77 vjeç. Por jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë apo glamuroze: në moshën 31-vjeçare ajo u bë nënë e vetme, duke u përballur me varfërinë për të siguruar një jetë për tre fëmijët e saj; ka luftuar me peshën si modele me përmasa të mëdha dhe ka kapërcyer paragjykimet e moshës në industrinë e modës; ndërkohë ka ndërtuar një karrierë të gjatë e të respektuar si dietologe, duke nisur gjithçka nga e para në tetë qytete të ndryshme, në tre shtete dhe dy kontinente. Por ajo ia ka dalë mbanë falë shpirtit të pathyeshëm dhe qëndrimit të saj realist, duke u bërë një figurë e suksesshme në mbarë botën, në atë që ajo e quan “periudha më e mirë e jetës së saj.”

Cdo grua duhet te bej plane

Maye Musk, ikona e elegancës së kohës sonë, është një grua që ka ditur të kujdeset për imazhin e saj – por mbi të gjitha për veten – duke u rindërtuar –në çdo moshë, edhe pse jeta nuk ka qenë gjithmonë e butë me të. Per here te pare vjen nje autobiografi per nje nga grate e fuqishme te kohes tone dhe nenes se njeriut me te pasur te botes ne keto momente, Elon Musk. Libri përfshin edhe fotografi familjare.

1, 600.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928960122
SKU: TOE0560
0

Përshkrimi

Në këtë libër, ajo rrëfen me vetëdije të thellë dhe me një ndjesi të këndshme ironie rrugëtimin e saj personal dhe profesional.

Pas dhjetë vitesh abuzimesh, Maye i shpëtoi një martese të dhunshme dhe u detyrua të luftonte për të rritur e mbajtur tre fëmijët e saj, duke u përpjekur duke bërë shumë punë të ndryshme, përpara se të arrinte suksesin si modele dhe si nutricioniste.

Ajo vetë është përballur me vështirësi që lidhen me peshën trupore dhe ka thyer çdo stereotip mbi moshën në botën tepër përzgjedhëse të modës.

Siç e dinë mirë ata që e ndjekin në rrjetet sociale, Maye është një burim i pashtershëm këshillash praktike.

E drejtpërdrejtë, e guximshme dhe e pathyeshme, ajo dëshiron të ndajë me të tjerët gjithçka që ka mësuar me përvojë dhe mund: përpara nesh kemi gjithmonë një udhëkryq mundësish që, nëse na bëjnë të lumtur, duhen ndjekur me vendosmëri.

Dhe nëse është e vërtetë që nuk mund të kontrollojmë gjithçka që ndodh në jetën tonë, po aq e vërtetë është se në çdo moshë mund të zgjedhim jetën që duam.

Mjafton të kemi një plan.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Cdo grua duhet te bej plane”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.