Djaloshi Soni – Al Pacino
- Autori: Al Pacino
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Vangjush Valla
Përshkrimi
“Një natë, në skenë, si papritur, ndodhi çudia. Forca e shprehjes shpërtheu brenda meje, si nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Madje as nuk e kisha kërkuar. Kjo është bukuria e këtyre gjërave. Ti nuk e kërkon. Hap gojën dhe flet. Fjalët dalin vetë, janë fjalët e Strindbergut, mirëpo i thua sikur të ishin fjalët e tua.
Bota u bë e imja, ndjenjat të miat, ato fluturonin përtej jugut të Bronksit. U largova nga familja. U bëra pjesë e një bote shumë të madhe. E kuptova se më qe hapur një portë, se i përkisja gjithë botës, dhe jo vetëm një vendi.
Pyesja veten, çfarë po ndodh? Më duket sikur po fluturoj lart drejt qiellit. Dhe thashë: Po. Kaq ishte.
Pikërisht aty, mund ta arrij dhe ta prek. Mrekullia është aty, tani arrita ta kuptoj se është e mundur. Dhe papritur, në atë çast, u bëra i përbotshëm.
Pas kësaj nuk druhesha më. Nëse ha apo nuk ha. Fitoj pará a s’fitoj pará. Jam i famshëm a s’jam i famshëm. Këto s’kishin më pikë rëndësie për mua. Në këtë profesion, je me fat kur nuk e vret mendjen për to. Po më hapej një portë, jo për karrierë, jo drejt suksesit dhe pasurisë, por drejt shpirtit të gjallë të energjisë. E kisha ngulur atë thellë brenda meje, dhe s’kishte gjë tjetër veçse të shprehesha: do ta bëj.”
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 366 Faqe
- Data e publikimit: 07/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Sonny Boy
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.