Visar Zhiti
Visar Zhiti është një nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë të letrave në gjuhën shqipe, që lëvron poezinë, prozën, esenë, po kështu gazetarinë dhe përkthimin. U lind në Durrës, ku kreu shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Lushnjë, ku dhe nisi të shkruajë dhe të botojë poezitë e para. Diplomohet për Gjuhë dhe Letërsi në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe dorëzon për botim përmbledhjen me poezi “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. U emërua mësues në fshatrat e Kukësit, jo shumë larg kufirit shtetëror me Kosovën. Poezia e tij u prit keq zyrtarisht nga Shtëpia Botuese Shtetërore, e vetmja e regjimit, çështja shkon deri në Komitetin Qendror të Partisë, arrestohet me akuzën “për shtrembërime ideore dhe nxirje të realitetit me poezitë e tij hermetike, të trishta dhe kundër realizmit socialist”. E dënojnë me 10 vjet burg, me heqjen e të drejtës së botimit dhe të drejtës elektorale. Edhe në qeli krijoi poezi me mend, ndërsa në kampet-burg të Spaçit dhe të Qafë Barit, në kushte të tmerrshme brenda telave me gjemba, teksa punonin si skllevër në miniera, shkruante fshehurazi nëpër fletoret, që të burgosur të tjerë i ndihmonin t’i fshihte permes rreziqesh ose i mësonin dhe përmendësh. Ai ishte në revoltën e të burgosurve politikë në Qafë-Bari, që do ta përshkruajë në një nga veprat e tij të mëvonshme. Arriti të nxjerrë fshehurazi nga burgu gati të gjithë poezinë e tij, mbi 300. Pasi lirohet, punon si punëtor krahu në fabrikën e tullave në Lushnjë. Ndërkaq në dosjen e Visar Zhitit është dhe dokumenti që ai nuk pranoi të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete të diktatures, përballoi dhe pasojat e rënda të këtij akti dhe goditjet e pandërprera të regjimit. Kur nisën protestat dhe lëvizjet kundër diktaturës për demokratizimin e vendit, rreshtohet me të parët dhe bëhet gazetar në gazetën e parë opozitare, “Rilindja Demokratike”, ku artikujt e tij u vlerësuan për forcën, drejtësinë, frymën paqësore dhe dhimbjen. Visar Zhiti do të punonte si drejtor në shëpinë botuese “Naim Frashëri”, atje nga ku i erdhi denimi, pastaj në Parlament, zgjidhet dhe deputet, punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme, diplomat në ambasadën e Shqipërisë në Itali, në Romë, në Selinë e Shenjtë në Vatikan, në Washington, SHBA. Ka qenë dhe Ministër i Kulturës, pa e ndalur asnjëherë të shkruarit dhe botimet. Vepra letrare e Visar Zhitit u vlerësua menjëherë nga lexuesi dhe kritika letrare për prurjent, te vërtetat dhe guximin intelektual, për gjuhën e gjallë, etj. Libra të tij janë përkthyer dhe në gjuhë të huaja dhe janë vlerësuar me çmime letrare dhe jashtë vendit. POEZI “Kujtesa e ajrit”, Tiranë, 1993 “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, Tiranë, 1994 “Mbjellja e vetëtimave”, Shkup, 1994 “Dyert e gjalla”, Tiranë, 1995 “Kohë e vrarë në sy”, Prishtinë, 1996 “Si shkohet në Kosovë”, Tiranë, 1999 “Thesaret e frikës”, Tiranë, 2005 “Nënë Tereza mes shqiptarëve”, Album me poezi e foto, Tiranë, 2012 “Si është Kosova”, Prishtinë, 2014 “Të rritesh nga dashuria”, Tiranë, 2018 “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, poezi, botim anastatik, Tiranë, Onufri 2021 – “Dritë që ecen zbathur” poezi, Tiranë, “Onufri 2025 PROZË, TREGIME, ROMANE, STUDIME “Këmba e Davidit”, tregime, Tiranë, 1996 “Funerali i pafundmë”, roman, Tiranë, 2003 “Djali dhe legjenda”, tregim (shqip, maqedonisht, anglisht), Tiranë, 2004 “Perëndia mbrapsht dhe e dashura”, roman, Tiranë, 2004 “Në emër të a(r)tit”, ese, intervista, Shkup, 2006 “V.V. & një vrasje e munguar”, biseda, portret, poezi, Tiranë, 2006 “Shekull tjetër”, tregime, Tiranë, 2008 “Në kohën e britmës”, roman, (dy botime), Tiranë, 2009 “Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar”, sprovë, Tiranë, 2010 “Rrugët e ferrit”, roman, ribotim i plotësuar, Tiranë, 2012 “Ferri i çarë”, roman, ribotim i plotësuar, 2012 “Valixhja e shqyer”, ribotim i plotësuar, tregime, Tiranë, 2016 “Si na erdhi ai, i ndaluari…”, Tiranë, 2017 “Kartelat e Realizmit të dënuar”, sprovë, Tiranë, 2020 “Këpuca e aktorit”, roman, Tiranë, 2022 “Pyetja nr. 19” – bisedë me Lisandri Kola, Tiranë, 2023 VEPRA TË PËRKTHYERA NË GJUHË TË HUAJA në anglisht: “The condemned apple”, poezi, Los Anxhelos, SHBA, 2005 Ribotim, 2025 në italisht: “Croce di carne”, poezi, Oxiana, 1997 “Dalla parte dei vinti”, poezi, D’Agostino, 1998 “La vita”, poezi, Pulcino Elefante, 1998 “Passeggiando all’indietro”, tregime, Oxiana, 1999 “Confessione senza altari”, poezi, (shqip dhe italisht), Diana Edizione, 2012 “Il visionario alato e la donna proibita”, romanzo, Rubbetinno, 2014 “Dov’e’ la vita?” (shqip dhe italisht), Poesie, Pazini, 2016 “Il funerale senza fine”, Rubbetinno, 2017 “La note é la mia patria”, (shqip dhe italisht) Pazini, 2018 “Sulle strade dell’inferno” roman, Besa, 2022 “Strade che scorrono dale mie mani” poezi shqip dhe italisht, Itali 2024 në maqedonisht: “Бoc и лyд”, poezi, Shkup, 2001 në kroatisht: “Izabrane pjesme”, poezi, Zagreb, Kroaci, 2010 në serbisht: “Kisha mog lica”, poezi, Beograd, 2019 në rumanisht: “Psalm”, poezi, Bukuresht, 1997 “Funeralii nesfarsite”, roman, Bukuresht, Rumani, 2008 “Aripa Franta/ Flatra e mundur”, (shqip dhe rumanisht), Bukuresht 2018 “Cortegul fara sfarsit”, roman, ribotim me shtesa, “A” Bukuresh, Rumani, 2020 “Iubirea si omul cu aripi”, roman, Craiova, 2023 në Esperanto: “La senfina funebra procesio” në Esperanto roman, Poloni 2021 në kinezçe “Gathering light”, poezi, (botim dy gjuhësh, anglisht dhe kineçe), Kinë 2023. PËRKTHIME NË SHQIP Mario Luzi, “Fati i ditës”, poezi Nënë Tereza, “Takohemi nëpër lutje”, poezi Federico Garsia Lorka, “Ballkon i hapur”, poezi Nënë Tereza, “mërmërimë shenjtoreje”, lutje-poezi Isikava Takuboku, “Poezi e shkruar nëpër gurë”, tanka Sebastiano Grasso, “Ti në grackë në qepalla”, poezi Adonis, “Iluzioni i hapave të mi”, poezi, Evgeni Jevtushenko, 33 poezi. (Libri “Si na erdhi ai, i ndaluari”) ÇMIME KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE “Leopardi d’oro”, Milano, 1991; Racconta il tuo Dio, Milano, 1992; Çmimi Kombëtar - për veprën më të mirë në poezi, Tiranë, 1994; “Velija” - Çmimi mbarëkombëtar për letërsi, Tiranë, 1995; ” Gaetano Salveti”, Romë, 1997; “Ada Negri”, Lodi Vecchio, 1998; “La cultura del mare”, San Felice Circeo, 1999; Premio alla carriera, Romë, 2000; “Naim Frashëri”, Tetovë, Maqedoni, 2001; “Kalimerja”, Ulqin, Mali i Zi, 2002; Çmimi i parë i poezisë, Gjakovë, Kosovë, 2003; 12. “Penda e argjendtë”, për romanin më të mirë të vitit, 2003; “Asdreni”, Korçë, 2005; Libri më i mirë i Panairit të Shkupit, 2007; Premio Internazionale “Mario Luzi”, Romë, 2007; 16. Shkrimtari i vitit, Tiranë, 2008; Çmimi letrar “Beqir Musliu”, Gjilan, Kosovë, 2009; Çmimi i Madh i Letërsisë, Tiranë, 2012; Çmimi “Kurora e poezisë”, Korçë, 2014; Çmimi “Azem Shkreli”, Pejë, Kosovë, 2015; Çmimi “Ali Podrimja”, Gjakovë, Kosovë, 2015; “Linguaggio dell’anima”, Roma, 2016; Çmimin e Karrierës në poezi, Como, Itali, 2019; Çmimi “Dega e Ullirit”, Panairi i Librit në Ulqin, Mali i Zi, 2019; Çmimi “Vexhi Buharaja” në letërsi, Berat 2021; Çmimi i Madh “Mihai Eminescu”, Festivali Botëror, Craiova, Rumani, 2022; Çmimi Kombëtar “Libri më i mirë i vitit ‘21”, Tiranë, 2022; “Poeti i vitit 2023” – “The International Best Poets and Translators Prizes 2023”, Kinë; Çmimi Ndërkombëtar për Poezi “Camaiore”, Itali, 2024; Çmimi Ndërkombëtar i Ekselencës, “Cittá del Galateo”, Milano, Itali, 2024. “Mirënjohje”, Festivali i Poezisë në Malin e Zi, Rozhajë, 2012.- “Mirënjohje”, Universiteti Fan Noli, Korçë, 2021. “Hyjnesha në fron” – Dekorata e Kryetarit të Kryeqytetit, Bashkia e Prishtinës 2022. “Mirënjohje”, Editoria italo shqiptare “Rrënjët-Radici, Romë, Itali, 2023 “Mirënjohje” Universiteti “Aleksandër Moisiu’ Durrës, 2025 Visar Zhiti ka marrë pjesë në shumë takime kombëtare dhe ndërkombëtare kulturore si dhe në festivale botërore poezie, ku ka përfaqësuar vendin si në Itali, Greqi, Francë, Rumani, Maqedoni, Mal të Zi, Austri, Gjermani, SHBA etj, si dhe është ftuar nga kolegje dhe universitete të ndryshme në Tiranë, Prishtinë, Korçë, Vlorë, Tetovë, Durrës etj, në Itali: Romë, Napoli, Bari, Palermo, Salerno, Milano, Torino, Parma, Piacenza, Bolonja, etj, në Gjermani: në Fondacionin e Nobelistit “Heinrich Böll”, në Panairin e Librit në Leipzig, në Francë: Paris, Lodevë, në Vatikan, etj. Urdhëri “Mjeshtër i Madh” - Presidenca e Republikës së Shqipërisë,.Tiranë 2012. Medalja e Artë e Meritës – Akademia Angelico Costandiniana, Romë, 2016. Dekorata e Shoqatës së Shqiptarëve të Rumanisë, Craiova, 2019 Medalja e Artë “Shën Nënë Tereza” - Presidentja Vjosa Osmani, Republika e Kosovës, 2022 “Qytetar Nderi” në qytetin e Lushnjës. Në SHBA, në shtetin Illinois, dita kur Visar Zhiti është liruar nga burgu, 28 Janari, është shpallur si “Dita e Lirisë” nga Guvernatori i vendit. Emri i Visar Zhitit është si zë më vete në enciklopedi dhe në Fjalorë Enciklopedikë në Shqipëri, në Itali, në Enciklopedinë e njohur “Piccolo Treccani”, në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, etj. Visar Zhiti është President Nderi i Forum 26. Disa nga librat e tij i gjeni online tek Leximtari.
Ferri i care
- Autori: Visar Zhiti
- Shtëpia botuese: OMSCA-1
- Redaktori: Loredan Bubani
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 556 Faqe
- Data e publikimit: 01/01/1970
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.