Stefan Cvajg

Stefan Cvajg ( Stefan Zwig ) është rrëfimtar dhe biograf i shquar i shekullit të XX, ku spikati me fuqinë e tij për të sonduar psikikën njerëzore, sidomos përmes zhanrit të novelës. Stefan Cvajg lindi në Vjenë, në vitin 1881. Ai studioi filozofi dhe histori letërsie, ndërsa në vitin 1904 mbaroi doktoratën per filozofi dhe arte te bukura ne Universitetin e Vjenës. Shkroi novela dhe tregime, si edhe shume biografi te figurave te njohura te historise boterore, nder te cilat me e famshmja eshte biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshes Mari Antuanete. Ato qe e bene te famshem ne mbare boten ishin novelat, te cilat me psikologjine e tyre depertojne vazhdimisht ne karaktere te shumta lexuesish. Krijimtaria e Stefan Cvajgut është e larmishme, plot ngjyresa dhe trajtesa të njëmendta, përplot ndjesi dhe mëtim joshëse. Në galerinë e kumteve, novelat dhe tregimet, kjo narrativ e mëshimit nëpër ëndjet dhe pasionet e kohës, zënë një vend të konsiderueshëm dhe mbartin një vlerë, ndoshta vetmitare në kryerendjen për nga naltësitë etiko-estetike, botëkuptimore dhe kunguese. Në një plan tërësisht historik "Bota e djeshme" (libri i tij i fundit, një lloj autobiografi) është Vjena dhe Europa më 1914-n, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset fillimore, atje ku ai endi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i shpërthimeve të përhershme dhe të përgjithmonshme deri në të mbyllë të syve. Pati miqësi me personalitete të shquara të letrave dhe mendimit europian të Shekullit të XX, si Frojdi, Rilke dhe Valeri, të cilët lanë gjurmë dhe plazmuan më me ngulm në brendinë e tij atë vetvete që hallakatej mes dyshimesh. Jeta e Cvajgut nuk është ajo e një bohemi andrallash dhe qëmtesash gëluese, dritash dhe vezullimesh; përkundrazi, në mes dhe brenda dy luftërave botërore, ai u përndoq nga fantazma e terratisjeve që ngërthyen lirinë, për të cilën vetëm sa dëshiroi. Fati nuk luan vetëm në anën e tij. Ironia pothuaj sa ceket në ngadhënjimin mbi veten dhe të atypëratyshmen. Drama nuk përdoret kurrë deri në fund dhe psikologjia, me të gjitha rravgimet zemërthyerjet e pamëshirshme që gërmojnë në tabanin e çartun të botës së tij personale. Ai është mjeshtri i impulseve të fshehura, i eksesve të pasionit, i dashurisë së çmendur, i dëshirave të shfrenuara, dhe i konfuzionit të ndjenjave, i thellësive të paimagjinueshme të emocionit njerëzor. Cvajgu, si biograf, u mor shumë me Dostojevskin, Verlenin, Niçen dhe sigurisht Frojdin. Kjo ka lënë gjurmë në universin e tij letrar dhe shpjegon dëshirën e tij pothuaj libidinale për të depërtuar zonat më të errëta të shpirtit. Disa gjendje psikologjike kanë pushtet shqetësues mbi mua; më duket shumë intriguese të kërkoj shkaqet e tyre dhe thjesht, prania e personazheve të jashtëzakonshme ndez tek unë dëshirën e zjarrtë për të ditur më shumë për ta, një dëshirë pothuaj aq e fortë sa dëshira për zotërim që gjendet te një grua, mendonte ai. Cvajg i dha fund jetës bashkë me gruan e tij të dytë, më 22 shkurt të vitit 1942, në Brazil, ku dhe kishte emigruar, pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit në pushtet dhe nga fitoret e Hitlerit i cili më pas solli pasoja katastrofike për Gjermaninë dhe Europën. Librat e Stefan Zvajg janë përkthyer dhe botuar në shqip gjerësisht dhe ato i gjeni online tek libraria Leximtari.

Letra Lottes 1934-1940

Vëllimi “Letra Lottes 1934-1940” sjell për herë të parë të gjitha letrat e njohura të dërguara nga gjeniu i letërsisë Stefan Zweig për sekretaren dhe gruan e tij të ardhshme, Lotte Altmann. Ky libër vjen si një plotësim thelbësor i serisë së botimeve të rëndësishme të letërkëmbimit të Zweig-ut, duke hedhur dritë mbi anën më intime dhe të panjohur të biografisë së tij, përtej asaj që njihej deri më sot. Zbuloni këtë dëshmi magjepsëse dashurie dhe historie, tashmë në Leximtari

1, 200.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789951986991
SKU: BPM258
0

Përshkrimi

Një dritare intime në jetën dhe dashurinë e fshehtë të Stefan Zweig-ut

“Nganjëherë kam pasur ndjesinë se vetë lumturia juaj nuk kishte aq rëndësi për ju, si të mos dëshironit të kapnit tjetër veç atë që ju bie në hise, pa bërë asnjë hap në këtë drejtim, si të mos kishit aq kurajë sa ta dëshironit lumturinë. Ah sikur të mund t’ju ndihmoja në këtë drejtim, dhe t’ju ofroja një shembull.”

Këto rreshta thellësisht personale Stefan Zweig ia shkroi më 5 gusht 1934 Lotte Altmann-it, e cila në atë kohë punonte prej disa muajsh si sekretarja e tij në Londër. Atë ditë, Zweig-u po largohej nga Londra drejt asaj Austrie që e kishte braktisur i nxehur në fillim të vitit, pas një bastisjeje policore në shtëpinë e tij në Salzburg. Pak përpara këtij kthimi, ai kishte udhëtuar në Skoci bashkë me Lotte-n për të bërë kërkime rreth biografisë së mbretëreshës Marie Stuart. Por as gjashtë muaj më vonë, e shoqja, Friderike, do ta kapte në befasi në një dhomë hoteli në Nice bashkë me sekretaren, në një situatë që tregonte qartë se ata kishin një lidhje sekrete.

Që këtej, gjatë viteve në vijim, pasuan përplasje të forta mes Friderike dhe Stefan Zweig-ut, të cilat çuan në divorc dhe përfundimisht në martesën e tij me Lotte Altmann-in. Megjithëse ky kapitull i biografisë së shkrimtarit është më se i mirënjohur, burimet që zotëronim deri atëherë vinin vetëm nga një këndvështrim. Në mungesë të dokumenteve të tjera, përmendja e shumë hollësirave varej kryesisht nga rrëfimet e Friderike Zweig-ut, e cila, për arsye të dukshme, nuk mund të ishte një dëshmitare objektive.

Ky libër letërkëmbimesh e thyen këtë heshtje, duke na ofruar zërin e vërtetë, mendimet dhe ndjenjat e vetë Zweig-ut në një nga periudhat më të trazuara dhe vendimtare të jetës së tij.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Letra Lottes 1934-1940”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.