Mira Kazhani
Mira Kazhani eshte gazetare dhe blogere e njohur shqiptare. Ka studiuar per psikologji dhe me pas jeten e saj ia ka kushtuar medias, duke punuar ne disa prej televizioneve me te njohura shqiptare. Aktualisht, drejton nje podcast te njohur. Ne nje moment te veshtire te jetes se saj ka shkruar nje liber, - Nje dite tjeter, - i cili rrefen perballen me semundjen e kancerit te gjirit. Ky liber ka shenuar shitje rekord dhe ka nxitur tek Kazhani edhe deshiren per te shkruar. Ky liber gjendet edhe tek libraria Leximtari.al
Nje dite tjeter …
- Autori: Mira Kazhani
- Shtëpia botuese: Dora D' Istria
- Redaktori: Dhurata Agalliu
Nje histori njerezore qe vjen e rrefyer sinqerisht dhe thellesisht per perballimin me semundjen nga autorja Mira Kazhani, gazetare dhe vlogeriste e njohur. Nje histori personale qe mund te jete historia e cdo gruaje qe ka kaluar nje beteje te veshtire me kancerin.
Përshkrimi
Nje dite tjeter
Në nëntor të vitit 2024, Mira Kazhani u përball me një diagnozë që e ndaloi kohën për pak çaste. Por vetëm për pak. Sepse ajo zgjodhi që në vend të pyetjes “Pse unë?”, të vendoste para vetes sfidën: “Si ta kaloj?”. Sot, gati një vit më pas, ajo kthehet për të rrëfyer jo vetëm dhimbjen, por edhe dritën që mund të gjendet në errësirë. Kthehet për të folur jo vetëm për betejën fizike, por edhe për zhurmën e heshtur brenda shpirtit, për netët e gjata, për mikeshat që e ruajtën sekretin ndërsa ajo luftonte e prindërit që nuk dinin me çfarë po sfidohej e bija.
PËRSHTYPJA
Nga piktura e Rembrantit në art Bathsheba – duke bërë banjë” e më tej një letërsinë perëndimore janë shkruar dëshmi të tjera të ngjashme. Si askush tjetër deri më tani, Mira ngjyen penën me kurajë dhe përshkruan emancipimin e femrës shqiptare në përballje me jetën. Duke i hequr kornizën, nën lëkurën e saj Mira ndjen, shpreh, përjeton duke e ditur se për kë flet.
Mentror Petrela, mjek neurokirurg.
Libër që të përpin, që flet për dinjitetin në vuajtje. Me këtë libër Mira Kazhani hap një der për një të nesërme tjetër për këdo që përballet me vuajtjen, jetën vetë.
Brunilda Zllami, mjeke dhe shkrimtare
Me një stil të sinqertë e të çarmatos Mira Kazhani rrëfen dimrin më të vështirë të jetës së saj. Ajo ka arritur ti dhurojë lexuesve një reflektim origjinal për jetën dhe kuptimin e saj. Nuk është libër për sëmundjen, aq sa për një filozofi e përballje me dhimbjen. Ky libër është fëmija i Mirës.
Ilva Tare, gazetare
Një rrëfim që merr zë nga thellësia e vetes dhe që flet në emër të të gjithëve mbi dualizmin dhe të panjohura të mëdha, si njeriu dhe sëmundja, femra dhe identiteti, mjekësia dhe shoqëria. Përmes syve të Mirës shoh dyzimin, dyshimin, dy jetët e të gjitha grave që takoj çdo ditë të punës sime.
Majlinda Ikonomi, mjeke anatomo-patologe
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 144 Faqe
- Data e publikimit: 18/09/2025
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Ekonomisti_Londer –
-
-