Freshwater – Virginia Woolf
- Autori: Virginia Woolf
- Shtëpia botuese: Sapere Aude
- Përkthyesi: Xhoina Salaj
- Redaktori: Anxhela Lepuri
Me lehtësinë e farsës dhe me një ironi që di njëherësh të ledhatojë e të thumbojë, Woolf-i i shndërron mitet e veta familjare në figura të gjalla, komike dhe të shtrembëruara me dashamirësi, duke na dhënë portretin më lozonjar dhe më të pacipë të botës nga e cila vjen.
Përshkrimi
Në ishullin Wight, shtëpia e Xhulia Kameronit, fotografes së madhe, është një skenë e vogël ku të gjithë duken sikur pozojnë dhe flasin me zë të lartë. Tenisoni, poeti, reciton Modin me vrull profetik; Uotsi, piktori, ndeshet me një gisht të madh këmbe, që nuk pranon kurrsesi të pikturohet në mënyrë të përkryer; Çarls Kameroni, filozofi, ëndërron Indinë si një mirazh ekzotik.
Në këtë botë vanitetesh artistike dhe manish të çuditshme, Elenë Terri, një aktore fare e re, kërkon një mënyrë për t’i shpëtuar atij rrethi të të mëdhenjve që e do të palëvizshme dhe të ndritshme si një muzë. Derisa mbërritja e Xhon Kregut, nëntoger i Marinës së Madhërisë së Saj, prish magjinë dhe ekuilibrin e këtij universi të vogël ekscentrik.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 66 Faqe
- Data e publikimit: 14/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Freshwater
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.