Kryekuvendaret – Aristofani
- Autori: Aristofani
- Shtëpia botuese: Albas
- Përkthyesi: Romeo Çollaku
- Redaktori: Ervisa Paloka
Kryekuvendaret është, kronologjikisht, e parafundit ndër veprat e shpëtuara të Aristofanit.
Autori e mori nxitjen, me sa duket, nga kriza e demokracisë athinase, e cila, pas lulëzimit në shek. V p.K., kishte marrë rrokullimën që nga fillimi i Luftës së Peloponezit.
Trilli i gjetjes utopike të Aristofanit te kjo pjesë është vetiu komik: falë një rrengu të fshehtë, pushteti i qytetit të Athinës kalon tërësisht në duart e Praksagorës – një grua kjo mjaft e zgjuar, çapkëne dhe e zellshme – dhe të disa të besuarave të saj.
Asgjë nuk është më si më parë. Nëpërmjet një ligji të votuar shpejt e shpejt, çdo pasuri, vetjake qoftë apo familjare, shndërrohet në pronë të përbashkët.
Njëra prej rrjedhojave të natyrshme të këtij ligji është edhe shfuqizimi i martesës. Sidoqoftë, nëse në disa vepra të tjera Aristofani i këshillonte seriozisht përmbysjet rrënjësore të gjendjes së shoqërisë, duket se rrethanat e pabesueshme të kësaj komedie i krijon vetëm e vetëm për hir të humorit e të zbavitjes.
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 88 Faqe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.