Cdo vakt nje hap drejt rritjes Ornela Gjoka Dita
- Autori: Ornela Gjoka
- Shtëpia botuese: Pegi
- Redaktori: Ornela Gjoka
Këshilla dhe receta për foshnjën nga gjidhënia deri në 12 muaj, pregatitur me kujdes nga Ornela Gjoka duke u mbështetur në studime. Ajo është nënë dhe nutricioniste e cila ka përqafuar ushqimin e shëndetshëm si mënyrë për të ndërtuar zakone të mira që nga fëmijëria.
Përshkrimi
Ky libër është krijuar për t’u ardhur në ndihmë prindërve, duke ofruar informacione të detajuara, të strukturuara dhe praktike mbi fazat e ndryshme të ushqimit të fëmijëve, që nga prezantimi i ushqimeve të para dhe deri te kalimi në vaktet e përditshme.
Libri trajton disa nga pyetjet më të zakonshme që kanë prindërit në lidhje me ushqyerjen e fëmijëve, si: “Çfarë mund të hajë fëmija im në çdo fazë të zhvillimit?” dhe “Si të krijoj një rutinë të shëndetshme ushqimore për të?”.
Në këtë libër, lexuesit do të gjejnë informacion të qartë dhe të thjeshtë për të kuptuar cilat ushqime janë të përshtatshme për çdo fazë të rritjes së fëmijës, si dhe do të mund të krijojnë një plan të strukturuar ushqimor për fëmijën e tyre, i cili do t’i ndihmojë të rriten të shëndetshëm dhe të zhvillohen siç duhet.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 224 Faqe
- Data e publikimit: 08/01/2025
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.