Dawn Huebner
Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. <strong>Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…”</strong><strong> </strong>– shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht. Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se <strong>fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten</strong>, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.
Cte besh kur ankohesh se tepermi
- Autori: Dawn Huebner
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Aulona Ormeni
Ky është një udhëzues i shkëlqyer sesi fëmijët të mposhtin negativitetin që kanë brenda tyre. I shkruar nga një psikologe e njohur dhe i certifikuar nga Shoqata e Psikologëve amerikan, ky botim vjen në shqip për lexuesit e vegjël sërish nga një psikologe shqiptare si Aulona Ormeni. Ky është botimi i parë i serisë me 10 libra që do të vijë për prindërit dhe vogëlushët.
Përshkrimi
Hidhet në qarkullim titulli i parë i serisë së re prej 10 librash edukativë të certifikuar nga Shoqata e Psikologëve Amerikanë. Librat e shkruar nga profesionistë të shquar përcillen me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohen me ilustrime tërheqëse. Të gjithë titujt kanë hapësira të dedikuara për prindërit dhe fëmijët që të punojnë bashkërisht për zgjidhjen e situatave të ndryshme që ndikojnë në mirërritjen e moshave 6 deri 12 vjeç. Kjo seri është përkthyer nga origjinali nga psikologia Aulona Ormeni.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 78 Faqe
- Data e publikimit: 20/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.