Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. <strong>Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…”</strong><strong> </strong>– shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht. Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se <strong>fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten</strong>, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

C’te besh kur friksohesh nga shtrati

Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë… si me magji!

700.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928286338
SKU: BAT0105
0

Përshkrimi

Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin

A nuk do të ishte mrekullia vetë të hidheshim mbi shtrat, të tulateshim nën shtroja dhe të na zinte gjumi menjëherë pa ankthe pa frikë? Pa i bërë veshët pipëz për të dëgjuar zhurma e pa menduar për njerëzit e këqij? Pa u çuar për të pirë ndonjë gotë ujë a lëng, apo pa shkuar edhe një herë në tualet? Koha për gjumë është e vështirë për shumë fëmijë. Nëse edhe ty të zë frika të shkosh në shtrat për të fjetur dhe je i bindur se asgjë veç magjisë nuk funksionon për të të zënë gjumi, atëherë ky libër është për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur frikësohesh nga shtrati i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore që përdoren për trajtimin e problemeve me gjumin. Frikërat, ngarkesa mendore, shqetësimet trupore, dhe varësia e tepërt nga prindërit mund të mposhten, ndërkohë që fëmija fiton aftësitë që i nevojiten për të pasur net më të qeta. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një udhëzues për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë t të je në gjumë… si me magji!

Vlerësime

“Një libër jashtëzakonisht i vlefshëm për prindërit dhe fëmijët që kanë frikë ose ankth kur vjen koha për të fjetur. Një udhëzues që duhet ta kenë prindërit dhe fëmijët që dëshirojnë të përmirësojnë dhe të krijojnë zakone më të shëndetshme gjumi.”

— Kim West, shkrimtare

“I mbushur me zgjidhje praktike për një gamë të gjerë problemesh të gjumit, si dhe me sugjerime krijuese dhe argëtuese për zgjidhjen e problemeve, ky udhëzues do t’i shndërrojë lotët dhe frikërat e mbrëmjes në ëndrra të bukura dhe net të qeta e çlodhëse.”

Judith Owens, MD, drejtoreshë e Hasbro Children’s Hospital, Rhode Island

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “C’te besh kur friksohesh nga shtrati”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.