Claire A.B. Freeland, Jacqueline B.TonerA-002609
<strong>Jacqueline B. Toner dhe Claire A. B. Freeland</strong>, Ph.D., janë psikologe klinike në Baltimore, Maryland, secila me mbi tridhjetë vite përvojë në praktikën e punës me fëmijë dhe prindër.
Ç’te besh kur gabimet te futin dridhmat
- Autori: Claire A.B. Freeland, Jacqueline B.TonerA-002609
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Aulona Ormeni
Udhëzuesi i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t’u përballur me gabimet… në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!
Përshkrimi
Eksploruesit zbulojnë vende ku nuk kanë qenë kurrë më parë. Ndonjëherë u duhet kohë për të bërë zbulimet e tyre. Mund të kenë vështirësi të kuptojnë hartat. Mund të marrin rrugën e gabuar. Madje mund t’u duhet ta nisin ekspeditën nga e para!
Nëse eksploruesit nuk do të ishin në gjendje t’i pranonin gabimet dhe të vazhdonin përpara, ndoshta nuk do të bënin kurrë asnjë zbulim!
A të duket sikur po flasim për ty?
Nëse e ke të vështirë t’i pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh gjithmonë të drejtë ose shqetësohesh se mos nuk je më i miri, ky libër është për ty!
Është krejt e natyrshme të kesh frikë se mos bën gabime. Për shembull, mund të kesh frikë se mos thua diçka të gabuar gjatë një takimi ose se mos humb rrugën kur udhëton në një qytet të ri. Edhe fëmijët mund të mendojnë në këtë mënyrë.
Në fakt, disa fëmijë kanë aq shumë frikë të bëjnë gabime, saqë mund të tërhiqen nga sfidat dhe t’ua hedhin fajin të tjerëve për gabimet e tyre. Një fëmijë mund të heqë dorë nga një aktivitet nga frika se nuk do të jetë i shkëlqyer.
Ky libër interaktiv vetëndihmues është një udhëzues i plotë për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të mësojnë t’i përballojnë gabimet — në mënyrë që të mund të eksplorojnë territore të reja pa frikë!
Disa këshilla të dobishme për t’u mbajtur mend:
Vlerëso më shumë përpjekjen sesa rezultatin.
Lejoje fëmijën të bëjë gabime — mos ia bëj ti detyrat.
Mësoje të humbasë me dinjitet.
Vlerësime
Finalist i ForeWord INDIES – Kategoria: Jo-artistik për fëmijë dhe të rinj.
“Një libër shumë i qartë dhe i lehtë për t’u kuptuar, me ilustrime të këndshme, ushtrime dhe pyetje që i bëjnë fëmijët të mendojnë.”
– Shilo Quetchenbach
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 96 Faqe
- Data e publikimit: 14/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.