Kristen Lavallee , Silvia Schneider
<strong>KRISTEN LAVALLEE, Ph.D., është psikologe shkollore dhe zhvillimi, ka punuar në SHBA dhe në Zvicër. Ajo është bashkautore e studimeve empirike të një kapitulli në një libër për trajtimin e ankthit të ndarjes, si dhe është menaxhere botimi e revistës shkencore European Psychologist. Ajo jeton me familjen e saj në Providence, RI.</strong> <strong>SILVIA SCHNEIDER, Dr. Shkenc. Nat., mban titullin “Profesore në psikologjinë klinike për fëmijë”, në Universitetin e Ruhr-Bochum në Gjermani. Ajo ka kryer studime të ndryshme mbi ankthin e ndarjes te fëmijët (SAD), si dhe është autore e manualit të trajtimit të SAD-it në gjermanisht.</strong>
C’te besh kur nuk do te rrish vetem
- Autori: Kristen Lavallee , Silvia Schneider
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Aulona Ormeni
Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk do të ndahesh nga prindërit i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që shoqërojnë ankthin e ndarjes, duke përdorur strategji dhe teknika të bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër vetëndihmës interaktiv është burim gjithëpërfshirës për edukimin, për motivimin dhe për fuqizimin e fëmijëve për të kapërcyer ankthin e ndarjes – në mënyrë që të bëhen pilotë me besim te vetja të balonave të tyre me ajër të ngrohtë!
Përshkrimi
Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin e ndarjes
Pilotët e balonave me ajër të ngrohtë përjetojnë aventura të mrekullueshme: ata shohin gjëra që nuk i kanë parë kurrë më parë dhe mësojnë shumë rreth botës që na rrethon.
Fluturimi me balonë disa fëmijëve mund t’u duket diçka e mrekullueshme, ndërsa disa të tjerëve mund t’u ngjallë frikë të fluturojnë vetëm, larg prindërve dhe shtëpisë. Nëse ndihesh i frikësuar kur bën diçka pa prindërit e tu, ky libër është për ty!
Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk do të rrish vetëm i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që shoqërojnë ankthin e ndarjes, duke përdorur strategji dhe teknika të bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër vetëndihmës interaktiv është burim gjithëpërfshirës për edukimin, për motivimin dhe për fuqizimin e fëmijëve për të kapërcyer ankthin e ndarjes – në mënyrë që të bëhen pilotë me besim te vetja të balonave të tyre me ajër të ngrohtë!
Vlerësime
“Djali im përballet me ankthin e ndarjes, ndaj mezi prisja ta lexoja këtë libër së bashku me të. Që në faqet e para, libri i tërhoqi vëmendjen… Leximi i këtij libri e bëri të ndihej më shpresëplotë dhe më të fuqizuar.”
– Tulsa Book
“Ky libër ofron një qasje pa gjykim për t’i ndihmuar fëmijët të përballojnë ankthin e ndarjes, me synimin që ata të mund të jetojnë një jetë më të shëndetshme.”
— Midwest Book Review
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 70 Faqe
- Data e publikimit: 12/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.