C’te besh kur nuk te duket e drejte
- Autori: Jacqueline Toner, Claire Freeland
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Aulona Ormeni
- Redaktori: Anisa Memushi
- Ilustruesi: David Thompson
Nga seria Cte besh e hartuar nga psikologe amerikane ne bashkepunim me mesues dhe prinder, trajtohen rastet per edukimin e femijeve qe shfaqin shenjat kronike te zilise dhe xhelozise. Permes shembujve dhe keshillave te eksperteve ky liber u vjen ne ndihme edhe femijeve edhe prinderve per kapercimin e situatave te nderlikuara psikologjike.
Përshkrimi
Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin zilinë dhe xhelozinë
Ti e di, me siguri, se piratët përdorin dylbi për të parë anije të tjera apo tokën në horizont? Duke u fokusuar te gjërat e vogla në largësi, ata lënë pa parë gjëra të tjera rreth e rrotull tyre. Kështu, ata humbasin gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë edhe mundësinë për t’u kënaqur. Ndonjëherë humbin mundësinë t’i gëzohen thesarit të çmuar që tashmë kanë!
Ashtu si piratët që përdorin dylbinë, edhe fëmijët mund të përqendrohen vetëm tek ajo gjë që duan dhe të mos i vënë re gjërat e mira që ata i kanë.
Nëse ti je fëmijë që mendon: “Nuk është e drejtë!”, ky libër është për ty!
Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk të duket e drejtë i drejton fëmijët nëpër emocionet e vështira të zilisë dhe të xhelozisë dhe bazohet te teknikat e parimet konjitivo-sjellore. Ky libër vetë-ndihmës e ndërveprues është një burim tërësor edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që i ndihmon fëmijët të përballen me zilinë… për të mësuar se si të lundrojnë me kënaqësi si piratë në detet e gjera!
Vlerësime
Vlerësuar me Medalje të Artë, Mom’s Choice Awards, 2013
“Ilustrimet bardh e zi dhe teksti i shkëlqyer bashkohen për të krijuar një libër tërheqës. Autorja ka përfshirë shembuj realë që do t’u vlejnë jo vetëm prindërve e fëmijëve, por edhe mësuesve.”
— School Library Journal
“Ky libër është një udhëzues i mrekullueshëm që prindërit mund ta përdorin së bashku me fëmijën e tyre për të reflektuar mbi emocionet e forta dhe për të mësuar si t’i përballojnë ato.”
— LetsTalkKidsHealth.org
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 96 Faqe
- Data e publikimit: 15/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.