Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. <strong>Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…”</strong><strong> </strong>– shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht. Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se <strong>fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten</strong>, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

C’te besh kur shqetesohesh shume

Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive – sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.

700.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928286178
SKU: BAT0095
0

Përshkrimi

A e dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit.

Metaforat dhe ilustrimet me humor i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t’u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve që të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit.

Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit.

Vlerësime

Fitues i Medaljes së Artë – NAPPA (National Parenting Publications Awards)

 

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “C’te besh kur shqetesohesh shume”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.