Dawn Huebner
Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. <strong>Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…”</strong><strong> </strong>– shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht. Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se <strong>fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten</strong>, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.
C’te besh kur shqetesohesh shume
- Autori: Dawn Huebner
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Aulona Ormeni
Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive – sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.
Përshkrimi
A e dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.
Udhëzuesi Ç’të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit.
Metaforat dhe ilustrimet me humor i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t’u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve që të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit.
Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit.
Vlerësime
Fitues i Medaljes së Artë – NAPPA (National Parenting Publications Awards)
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 70 Faqe
- Data e publikimit: 12/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.