Dawn Huebner
Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. <strong>Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…”</strong><strong> </strong>– shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht. Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se <strong>fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten</strong>, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.
C’te besh kur te nguliten veset e keqija
- Autori: Dawn Huebner
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Aulona Ormeni
Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.
Përshkrimi
Udhëzues për fëmijë për të tejkaluar vese si: kafshimi i thonjve, thithja e gishtave, përdredhja e flokëve, pickimi i lëkurës, përtypja e bluzave etj.
Ke një ves, që e ke të vështirë ta ndalosh? Një ves që të bën me turp apo të fut në siklet.
Nëse është kështu nuk je i vetëm.
Shumë fëmijë që kanë vese si këto do të dëshironin shumë t’i largonin. Por veset janë më të forta se dëshirat. Ato hedhin rrënjë thellë, dhe nguliten fort. Edhe nëse dëshiron të çlirohesh, nuk mundesh. Vetëm nëse ke në duar çelësat e duhur.
Udhëzuesi Ç’të bësh kur të nguliten veset e këqija ju siguron çelësat për të shpëtuar nga një mori vesesh të bezdisshme. Shembuj praktikë, ilustrimet e larmishme dhe udhëzimet hap pas hapi ju mësojnë strategjitë themelore për t’i mposhtur veset, duke trajtuar gjithçka: që nga kafshimi i thonjve dhe thithja e gishtave tek përtypja e bluzave, përdredhja e flokëve e vese të tjera.
Ky libër interaktiv vetëndihmues është një mundësi shumë e mirë për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të çlirohen nga veset e këqija.
Vlerësime
“Një libër jashtëzakonisht të dobishëm, prindërit duhet ta ndajnë me fëmijët për t’i ndihmuar të bëjnë ndryshime pozitive.”
– Midwest Book
Libri mund të lexohet së bashku me fëmijën dhe të ndiqet në mënyrë interaktive, duke u dhënë fëmijëve “çelësa” praktikë për t’u çliruar nga veset e padëshiruara.”
– Read Aloud Dad
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 70 Faqe
- Data e publikimit: 11/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 7 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.