Dil nga ajo dhome
- Autori: Alberto Pellai, Barbara Tamborini
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Ana Sheldia
Me analiza të mprehta, të mbështetura në përvojën e tyre profesionale, por edhe me këshilla konkrete e të zbatueshme, autorët ofrojnë një udhërrëfyes të vyer për sfidën më të madhe të prindërimit sot: ta ndihmojmë fëmijën të dalë nga dhoma e tij.
Përshkrimi
Të jesh prind i zoti, nuk do të thotë vetëm të rritësh një fëmijë, por edhe ta përgatitësh atë për jetën. Një mision që sot është bërë më i vështirë se kurrë, sidomos në këtë fillim të mijëvjeçarit të tretë, kur fëmijët dhe adoleshentët i tërheq si magnet bota online.
Në të vërtetë, nga njëra anë jemi ne, të rriturit, që përpiqemi t’u japim fëmijëve gjithçka u nevojitet për t’u bërë njerëz të pavarur. Nga ana tjetër, është marketingu, i cili nuk shqetësohet aspak për zhvillimin e tyre.
Madje, ai i identifikon me kujdes dobësitë dhe pasiguritë e tyre, për t’i shndërruar ato në një mundësi të jashtëzakonshme përfitimi dhe manipulimi. Si pasojë, zemra dhe mendja e brezit të ri përthithen pareshtur nga platformat digjitale, një “Vend Lojërash” modern ku mund të qëndrojnë pa kufi, të mbyllur brenda mureve të dhomës së tyre.
Alberto Pellai dhe Barbara Tamborini, prej vitesh të angazhuar në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, u drejtohen prindërve, mësuesve dhe gjithë të rriturve me një ftesë të qartë: është koha të ndryshojmë drejtim.
Busulla e këtij ndryshimi është parimi se të mbështetësh zhvillimin e brezave të rinj, do të thotë të kufizosh ndikimin gjithnjë e më pushtues të smartfonit dhe botës digjitale në jetën e tyre. Në dritën e këtij parimi, ata analizojnë dy përvoja themelore të fëmijërisë dhe adoleshencës: lojën dhe socializimin, duke treguar se si bota online i ka transformuar rrënjësisht ato.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 228 Faqe
- Data e publikimit: 12/08/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.