Arlinda Çausholli
Arlinda Çausholli është gazetare, eksperte komunikimi, folëse TEDx dhe trajnere me mbi 25 vite përvojë në media, komunikim institucional dhe zhvillim personal. Që nga viti 2013, përmes programit të saj Fit For Future, ajo ka trajnuar dhe mentoruar mbi 10,000 profesionistë, drejtues dhe të rinj në fushën e komunikimit dhe lidershipit. Besimi i saj në fuqinë transformuese të fjalëve e frymëzoi të shkruajë “The Power of Words”, një guidë praktike që ndihmon lexuesit të komunikojnë me më shumë ndikim, qartësi dhe vetëbesim.
Memesia 360 grade – Postpartum udherrefyes per nenat e reja
- Autori: Arlinda Çausholli
- Shtëpia botuese: Gent Grafik
- Ilustruesi: Redi Greva
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
MËMËSIA 360° POSTPARTUM – Udhërrëfyes për nënat e reja, nga Arlinda Çausholli, është një libër që i kushtohet një periudhe për të cilën flitet ende shumë pak: jetës së gruas pas lindjes.
I ndërtuar si një udhërrëfyes praktik dhe emocional për 12 javët e para të mëmësisë, libri trajton ndryshimet fizike, emocionale dhe psikologjike, marrëdhënien me veten, foshnjën dhe njerëzit e afërt, duke ofruar këshilla, reflektime dhe ushtrime të thjeshta për përditshmërinë.
Me një gjuhë të ngrohtë, të drejtpërdrejtë dhe pa gjykime, “Mëmësia 360°” u drejtohet nënave të reja, por edhe partnerëve dhe familjarëve që duan t’i kuptojnë dhe t’i mbështesin më mirë.
Sepse bashkë me një fëmijë lind edhe një nënë, dhe edhe ajo ka nevojë për kujdes.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 160 Faqe
- Data e publikimit: 26/10/2026
- Mosha e leximit: mbi 18 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.