Formula e feniksit

Një botë pa para, pa pronë dhe pa kufijtë që trashëgojmë sot. Një botë ku ndryshimi nuk fillon me shkatërrimin, por me lindjen e një brezi të ri. A mund të ekzistojë një tranzicion paqësor nga bota që njohim drejt asaj që ende nuk kemi guxuar ta ndërtojmë?  A ka një urë? E-URË-KA.

Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928866356
SKU: TKA448
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Një botë e unifikuar

Gjatë historisë moderne janë shfaqur shumë ide, frikëra dhe teori rreth një bote të unifikuar: rend i ri botëror, qeverisje globale, “Great Reset” dhe forma të ndryshme të centralizimit të fuqisë. Disa paraqiten si projekte politike, të tjera si paralajmërime ose teori konspirative.

‘Formula e Feniksit’ nuk ka nevojë t’i miratojë apo t’i mohojë ato. Ajo u drejtohet vetëm me propozimin: Nëse një ditë njerëzimi do të kërkonte medoemos një formë të re organizimi global, përse të mos shqyrtonte një sistem që nuk e përqendron pushtetin përgjithmonë te një individ, familje, kompani, shtet apo elitë?

Në Formulë, drejtimi nuk është pronë. Ai i besohet përkohësisht një grup-moshe të formuar dhe i dorëzohet brezit pasardhës. Kushtet themelore të jetës nuk varen nga vendlindja, trashëgimia apo pasuria. Askush nuk sundon përgjithmonë dhe askush nuk lind i dënuar të jetojë poshtë të tjerëve.

Unifikimi, që synon harmoninë, paqen dhe bashkëpunimin, nuk duhet të nënkuptojë uniformizim, sforcimin për t’i bërë të gjithë dhe gjithçka të njëjtë, duke çuar kështu në monotonizëm ose autoritarizëm. Njerëzit do të mbeten të ndryshëm në talent, karakter, pasione, shije, mendime dhe besime. Formula kërkon barazinë e kushteve dhe të mundësive, jo barazimin e individëve. Pikërisht garantimi i një baze të përbashkët mund t’u japë njerëzve më shumë mundësinë të zbulojnë se sa të ndryshëm janë.

Prandaj Formula mund t’u drejtohet edhe projekteve më të kundërta për të ardhmen dhe t’u thotë: Nëse kërkoni një ndryshim të madh, këtu është një mundësi për ta bërë atë pa ndërtuar një hierarki të re mbi rrënojat e së vjetrës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Formula e feniksit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori