McGonigal – historia e agjentit te FBI ne Tirane

Alfred Lela sjell një McGonigal të panjohur në 15 kapitujt e këtij libri, duke eksploruar lidhjet e tij më kryeministrin Edi Rama, këshilltarin e tij, Dorian Duçka, Nezën, Tom Doshin dhe personazhe të tjerë. Libri lidh rrjetën e fijeve të panumërta të ish-agjentit të FBI me njerëz të qeverisë dhe biznesit në kryeqytetin shqiptar. McGonigal paraqitej në Tiranë si dikush që mund të të nxirrte apo fuste në listën e non grata-ve në Amerikë, dhe qeveritarët e përdoren këtë për qëllime politike, kurse vetë ai për përfitime finaciare. Të gjitha personazhet janë sjellë për lexuesit përmes një stili të zhdërvjellët, gjuhe të kuptueshme dhe hulumtimesh e intervistash të mbështetura në burime të brendshme dhe referenca të huaja.

Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928481924
SKU: PLO457
0

Përshkrimi

Më shumë se te dënimi, çelësi i historisë së Charles McGonigal-it gjendet te një pjesë e monologut përmbyllës të prokurorit federal, Scotten, në gjykatën e New York-ut. “Armiqtë tanë kanë armë dhe e dinë se ku mund të blejnë të tjera. Ajo që ata nuk kanë është shteti ligjor. Ne e kemi”.

Pastaj erdhi fjalia, që mund të shërbente edhe si hyrje në një histori që kishte nisur gjashtë vjet më parë, dhe mijëra kilometra larg asaj salle gjyqi.

“Ky [shteti ligjor] është çka McGonigal-i u përpoq të shiste.”

* * *

Në verandë, pikasën Taulant Ballën, shef i deputetëve socialistë, Aqif Rakipin, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Një dorë e ngritur nga tavolina i bëri shenjë Ndroqit që t’u bashkohej, por ai shpjegoi se ishte me njerëz të tjerë.

Kërkesa u përsërit edhe në dalje dhe Ndroqi nuk refuzoi. Agron Nezën mezi e njohu. Jo vetëm se, nga takimi i parë dhe i vetëm me të, kishin kaluar tashmë katër vite. “Agjenti” i FBI-së kishte lënë mjekër, kishte shtuar peshë dhe humbur flokë.

Gjatë bisedës, sërish ngriti krye e njëjta kërkesë, e bërë në zyrë para katër vitesh, kësaj here e ripaketuar. Meqë po punonin me Rakipin për ta hequr nga “lista e zezë”, pse jo, të mos angazhoheshin edhe për të.

* * *

Dorian Duçka i kërkoi takim një deputeti shqiptar, diku nga mesi i vitit 2025, pak pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të fituara maksimalisht nga Partia Socialiste e Edi Ramës, dhe po maksimalisht të kontestuara, si farsë elektorale, nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Duke përdorur si ndërmjetës një të njohur të përbashkët, lobisti “u ul” me ligjvënësin e ri, edhe pse ai vinte nga një parti kundërshtare e Ramës, lidhje e të cilit ishte Duçka.

Një person i afërt me palët tregon se lobisti i kërkoi deputetit një favor: të mos ia përmendte emrin publikisht në lidhje me “çështjen McGonigal”.

VLERESIME

Alfred Lela, një ndër gazetarët më të rëndësishëm në Shqipërisë, shtresë pas shtrese, zbulon korrupsionin politik, që ka hedhur rrënjë të thella në këtë vend, ku njerëzit me lidhje politike pasurohen, ndërsa popullit nuk i mbetet asgjë. Ai është një nga të paktët gazetarë shqiptarë që, me përkushtim, guxim, vendosmëri dhe dashuri për vendin, merr përsipër të hedhë dritë mbi mekanizmat e këtij korrupsioni.

-Peter Lucas

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “McGonigal – historia e agjentit te FBI ne Tirane”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori